BREAKING NEWS

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti për shkarkimin e presidentit shkon për votim në seancë plenare, ja detajet

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti
x

Lifestyle

Era e trupit ndryshon në varësi të moshës? Eksperimenti doli në një përfundim befasues

Era e trupit ndryshon në varësi të moshës? Eksperimenti doli

Edhe era e trupit tonë ka tendencë të ndryshojë me moshën, por jo në një mënyrë të pakëndshme, siç besohet ndonjëherë. Era që lëshojmë, në të vërtetë, varet nga një kombinim i ndërlikuar i faktorëve dhe përcaktohet nga aktiviteti bakterial, nga substancat e prodhuara nga gjëndrat dhjamore dhe të djersës dhe, mbi të gjitha, nga dieta.

Me rritjen dhe me kalimin e viteve era e trupit ndryshon aq perceptueshëm saqë, sipas një studimi të publikuar në “PloS One”, ne madje mund të njohim moshën e një personi falë erës që lëshon.

Eksperimenti që e demonstroi përdori këmishët që disa vullnetarë të moshave të ndryshme kishin pesë net me radhë. Pastaj një grup i dytë i pjesëmarrësve të studimit u ftua të nuhasë këmishët dhe të vlerësojë moshën e personit që i kishte veshur ato. Përgjigjet, në përgjithësi ishin të sakta.

Të ftuar të shprehnin për kënaqësinë ose jo të aromave, vullnetarët papritur treguan një preferencë të qartë për bluzat që ishin veshur nga njerëzit ndër vite, me gjithë idenë e përhapur që të moshuarit kanë një erë më pak të këndshme. Përkundrazi, nuk është një sugjerim që me kalimin e viteve ndjenja e erës zvogëlohet.