Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Erdhi sezoni për të çelur ngjyrën e flokëve, ja trendi i ri

Postuar: 16/04/2018 - 15:16

Me ardhjen e stinës së pranverës ndryshojmë shumë gjëra, si garderobën, stilin e të veshurit, ndër të tjerat edhe flokët. Ky është sezoni për të çelur ngjyrën e flokëve në një ngjyrë më të ndritshme. Të gjithë mendojmë që të kemi një pamje të freskët në këtë stinë të bukur.

Tendenca më e fundit e flokëve për pranverën po kombinon dy ngjyra të favorshme, atë të rrënjës së flokëve që është në ngjyrë kristalesh ose gurësh të çmuar dhe atë të gjatësisë me nuanca më të lehta.

Trendi i ri i flokëve u zbulua për herë të parë nga “Allure” në Instagramin e stilistes së flokëve nga Las Vegas, Chita Beseau. Për të realizuar pamjen e lehtë vjollcë, Beseau përdor teknikën e ngjyrave të rrënjëve të ylberit, që përfshin pikturimin e çdo hije të ylberit vetëm mbi rrënjët e flokëve të dikujt për një efekt shumëngjyrësh.

Beseau tha për “Allure” se ajo në mënyrë specifike zgjodhi ngjyrat që nderojnë “tonet shpirtërore”, dhe vendosi ngjyrën vjollcë mbi rrënjët e klientes për të rikrijuar të njëjtën thellësi që kanë kristalet dhe gurët e çmuar.

Siç mund ti shikoni edhe nga pamjet kombinimet janë mjaft të dukshme dhe që bien shumë në sy.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 20:46

Një prej dilemave që mundon më shumë pronarët në një gjendje të sëmurë të qenit është: “A duhet ta çoj tani qenin tek veterineri?”

Postuar: 22/07/2018 - 18:24

Dielli ofron vitaminë D që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës.

Postuar: 22/07/2018 - 17:36

Edhe pse kanë kaluar vite nga hera e saj e parë si DJ, sot ende nuk ka të tjera femra që ushtrojn

Postuar: 22/07/2018 - 17:17

Besojeni ose jo, fiksimi i radhës i njerëzve është të pinë lëng nga disa eshtra të lashta të sapo

Postuar: 22/07/2018 - 16:29

Vera është stina e dashurisë, zemra jonë fillon të rrahë fort dhe ndodh të biem në dashuri, qoftë

Postuar: 22/07/2018 - 15:29

Kalatën 5 të portit të Durrësit e ka vizituar së fundmi edhe një prej jahteve më të mëdha në qark

Postuar: 22/07/2018 - 15:16

Shumë njerëz nuk e dinë se mund t’i ngjyrosni flokët pa përdorur kemikalie.