BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme
x

Lifestyle

Familja më e madhe në Britani bëhet edhe më e madhe, gati të formohen dy skuadra futbolli

Familja më e madhe në Britani bëhet edhe më e madhe, gati

Familja më e madhe në Britani do të zgjerohet edhe më shumë, pasi mamaja e 21 fëmijëve, Su Redford, do të bëhet nënë dhe gjyshe.

Në faqen e familjes në "Facebook" ata shkruan: “Çfarë viti emocionues do të jetë me lindjen e fëmijës sonë në 6 javë dhe nipit në shtator. Urime Milli! Do të jesh një mama e shkëlqyer”.

Milli ka lindur në vitin 2001 dhe bën 19 vjeçe në gusht. Mamaja e saj, Su, pati shtatzëninë e parë në moshën 13-vjeçare.

Ajo tashmë ka 21 fëmijë. Çifti shpenzon 30.000 paundë në vit për fëmijët e tyre. Familja ka vuajtur dhe një tragjedi, pasi në vitin 2014, fëmija i tyre Afli, vdiq pak pas lindjes.