BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Lifestyle

Çfarë kanë parashikuar yjet për ju? Publikohet horoskopi javor nga Jorgo Pulla

Çfarë kanë parashikuar yjet për ju? Publikohet horoskopi

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data  3 deri në 9 tetor) ai ka folur se si do të fillojë muaji Tetor për të gjitha shenjat dhe çfarë do të thotë një Hënë e re apo një Mërkur në retrogradë dhe çfarë ndikimi do të ketë për secilën shenjë.

Sipas astrologut Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’, Mërkuri në retrogradë do të ketë një ndikim shumë të madh në shenjën e Peshores, e cila duhet të tregohet më e kujdesshme dhe e vëmendshme.

Sa i takon muajit Tetor, 15-të ditëshi i parë do të jetë në përgjithësi i mbarë për të gjitha shenjat, pasi vijojmë të jemi në Hënë të re deri më datë 9 Tetor. Për të gjithë ata që duan të fillojnë një dietë, astrologu këshillon që fillimi i një regjimi me Hënë të re do të sjellë më shumë rezultate të kënaqshme, sidomos nësë Hëna është në Virgjëreshë, në Shigjetar ose në Bricjap.
Shenjat më të favorizuara të kësaj jave do të jenë Virgjëresha e 10-te ditëshit të parë dhe të tretë, Bricjapi i 10-të ditëshit të dytë dhe të tretë, dhe Demi sidomos 10-të ditëshi i parë më i favorizuar.

Parashikimi i yjeve për të gjitha shenjat nga data 3-9 Tetor:

Dashi

Eshtë një javë e favorshme për ju, keni nisur diçka të re dhe mundësitë i keni të mëdha. Mund të nisni një punë të re duke qenë se keni pasur probleme me punën që keni lenë, tani është momenti ideal për zgjidhje pozitive. Ditën e premte dhe të shtunë tregohuni pak më të vëmendshëm. Në lidhje me çështjet shpirtërore keni pasur një problem me Shigjetar apo me Luan sidomos, zgjidheni këtë periudhë sepsë është e mirë. Për ata që kërkojnë një shtesë në familje është koha ideale, kjo është një periudhë që duhet të bëhen lëvizjet e duhura.

Demi

Shenja e studimeve dhe e mirësisë. Demët janë studiuesë të mëdhenj në fushën ekonomike-finanaciare, e dinë shumë mirë se ku duan të shkojnë. Edhe pse janë pak nevrikë, në fushën e tyre janë mjaft të aftë. Ata një punë e realizojnë shumë mirë dhe prandaj janë shumë të kërkuar në fushën e biznesit. Demët kanë një ndikim të mirë në lidhje me aparencën dhe kjo është një mundësi shumë e mirë perveç të tjerave që ata t’a zhvillojnë. Sa i takon fushës sentimentale janë pak fajtorë, jo se dëgjojnë më shumë fjalët e të tjerëve, por sepse merren më shumë me punën dhe lenë dashurinë pas dore. Një udhëtim i papritur mund të ndodhë dhe kjo do të jetë në favorin tuaj.

Binjakët

Shenja e komunikimit dhe racionalitetit, pasi në këtë shenjë flet mendja para gojës. Nëse një Binjak premton për diçka, ai i shkon deri në fund. Këto ditë do të bëni disa takime (të Mërkurën ose të Enjten) mjaft pozitive. Keni vuajtur pak gjatë kësaj periudhe, por mos u shqetësoni keni hyrë në një cikël të ri me shumë mundësi. Sa i takon punës dhe udhëtimeve parashikohet që deri në fund të Janarit të mos keni asnjë problem. Në fushën sentimentale lidhje që kanë të bëjnë me Peshore dhe me Ujor janë pozitive. Edhe pse i keni të gjitha mundësitë, është shumë e rëndësishme momenti kur i realizoni gjërat. Të palidhurit kanë një shans shumë të mirë, ndërsa një bashkim familjar me Akrep ështe idealja.

Gaforrja

Shenja e zgjuarsisë dhe maturisë. Meqënëse ndikimi i Hënës është guvernatori juaj, ju jep një mundësi plus në lidhje me takime që do të bëni, sidomos ata që janë në fushën e biznesit. Kjo javë ka një ndikim shumë të madh për ata që kanë të ardhura, që drejtojnë një biznes, që punojnë në fushën e ligjit apo janë në krye të detyrave të mëdha. Eshtë një javë e mirë punësimesh jo vetëm për Gaforren, por edhe për shenjat e tjera. Gjithashtu është një moment perfekt për vendimmarrje. Sa i takon anës shpirtërore nuk ka qenë ashtu siç duhet, por duket se tani është momenti juaj më i mirë për të realizuar dhe stabilizuar lidhjen tuaj. Lidhjet me Akrep dhe me Dem janë më të favorizuarat.

Luani

Shenja e suksesit dhe shenja e bukurisë. Për Luanin ka nisur një erë ndryshimesh. Mund të kenë një lëvizje nga puna, por nuk duhet të shqetësohen, pasi do të jetë në favorin e tyre. Shumë shpejt do të arrini qëllimet e vendosura. Nëse ju jepet një mundësi duhet të dini t’a kapni dhe mos e lini pas dore. Ju jepet një mundësi shumë e madhe në fushën e punës dhe biznesit. Një dokument apo një lajm të mirë e merrni ditën e martë. Në fushën sentimentale jeni pak fajtorë, shikoni ku keni gabuar që mos gaboni në vazhdimësi. Luan – Binjak dhe Luan – Ujor lidhjet më të favorizuara. Një lajm shumë të mirë do t’a merni ditën e enjte ose ditën e diel.

Virgjëresha

Shenja e ndikimeve dhe favorizimeve të mëdha. Është një periudhë shumë e mirë për ju edhe pse keni dilemat tuaja se si do t’ju shkojnë punët. Ndikime pozitive në çështjet e punës. E favorshme do të jetë ekonomia dhe një çështje familjare do t’a zgjidhni shumë shpejt. Keni një burim të ardhurash të dyta, kjo periudhë do të jetë pa pengesa për ju. Për të palidhurit ose nëse keni një problem në lidhje me çështjet shpirtërore e keni mundësinë për t’ia arritur qëllimit tuaj, sepse kjo javë do t’ju diktojë shumë gjëra. Një shtesë familjare do të jetë mjaft e mirë, mos lini gjërat e rëndësishme pas dore.

Peshorja

Shenja e standartit dhe e ligjit. Gjithnjë jeni në kërkim të standartit dhe gjërave të mëdha. Një përiudhë pozitive është për ata që janë në diskutime dokumentacioni dhe në pasuri të paluajtshme. Një padrejtësi që ju është bërë para 5 viteve duket se zbulohet tani. Do të zbulohet një mashtrim kaq i madh përgjatë këtij muaji. Keni mundësi shumë të mira në fushën e biznesit dhe të ekonomisë. Në anën shpirtërore keni shanse shumë të mira, një problem që keni patur do t’a zgjidhni. Të palidhurit kanë një mundësi tani, diçka e papritur mund të ndodhë. Më favorite janë lidhjet me Gaforre dhe Bricjap.

Akrepi

Shenja e mistikave dhe rigjenerimit. Akrepët kanë mundësi të mëdha, janë mistikë, pasi nuk flasin shumë, por arrijnë atë që duan. Akrepët janë një shenjë zodiakale e veçantë sepse dëgjojnë shumë dhe flasin pak. Ata mund të bëjnë shumë ndere, por asnjëherë nuk i përmendin ato. Gjatë kësaj jave do të jenë të mërzitur me veten e tyre, pasi kanë bërë shumë dhe nuk kanë fituar asgjë. Eshtë momenti për shenjën e Akrepit të nisni diçka të re që t’ju ketë duk nesër, është momenti pikërisht tani. Në fushën e punës dhe karrierës, nëse doni të bëni një biznes, të blini ose të shisni diçka, do ishte mirë që të veproni nga sot deri të mërkurën. Ditën e enjte do të bëhen bisedime të rëndësishme për të ardhmen. Në fushën sentimentale më të favorizuara janë lidhjet me Luan dhe me Peshk.   

Shigjetari

Shenja e ekonomisë dhe e kujdesit ndaj parasë. Vërtetë Shigjetarët janë “dorëshpuar”, por ata asnjëherë nuk ngelen bosh. Tek ata, as ka as mbarohet. Për ta paraja ka shumë rëndësi. Edhe pse shpenzojnë shumë dinë ku veprojnë dhe shpesh shpenzojnë për të pasur akoma më shumë, kjo falë dhe ndikimit të planetit të tyre, Jupiterit. Mund të keni një ndryshim pune gjatë kësaj periudhe, një rritje në detyrë apo një burim të ardhurash shtesë. Udhëtimet janë mjaft të favorizuara tek Shigjetarët deri në datën 27 tetor. Do të keni një gëzim familjar, të palidhurit mund të shkojnë deri në fejesë, njohje të reja priten në këtë përiudhë mjaft të mbarë për ju.

Bricjapi

Shenja e numrave, e shifrave dhe drejtësisë. Bricjapët në fakt kur diçka nuk shkon mirë merakosen shumë, pasi atë që bëjnë duan t’a bëjnë mirë dhë të marrin fjalë pozitive. Bricjapët mund të themi pa frikë se janë një “lokomotivë” pune, ata në punën e tyrë duan të lenë “emër”. Eshtë një periudhë shumë e mirë sa i takon fushës ekonomike dhe të ardhurave. Disa plane që kanë do të realizohen gjatë kësaj periudhe. Në anën shpirtërore vëmendje, kujdes. Tregohuni më të qetë dhe jo gjaknxehtë. Bëni pak kujdes se e keni lënë pas dorë anën sentimentale, nevrikoseni për gjëra që nuk duhen.  

Ujori

Shenja më me shans, shenja e parasë. Një periudhë me ndikime pozitive, blerje të mëdha dhe mjaft përfitime. Ujorët nisin diçka të re tani, mund të blejnë një shtëpi, apo të rregullojnë një shtëpi, kanë mundësi që të bëjnë udhëtime pa problem, kanë mundësi që të bëjnë takime të rëndësishme. Eshtë një moment shumë i mirë tani, i cili duhet shfrytëzuar me zgjuarsi dhe maturi. Urani me Hënën, Afërdita me Pluton bëjnë një trekëndësh që u jep një mundësi shumë të mirë tani në këtë periudhë. Në lidhje më çështjet shpirtërore mundohuni të jeni korrekt me Luan apo me Shigjetar, sepse disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç i prisni ju, kërkohet punë dhe vullnet.

Peshqit

Shenja e relaksit dhe punësimeve. Kësaj shenje i pëlqen relaksi, por kënaqen shumë kur bëjnë një punë të mirë. Në çdo vend që shkel një Peshk vetëm rregullon. Peshqit janë një shenjë mjaft bujare dhe japin një ndihmë shumë të madhe për këdo që ka nevojë. Kjo javë do të jetë një javë e mbarë për ta. Sa i përkët anës shpirtërore janë të fokusuar shumë tek puna dhe lenë dashurinë pas dore. Duhet të gjesh taktin për të fituar zemrën e një Peshku. Eshtë një kohë shumë e përshtatshme pikërisht në këtë periudhë për të realizuar gjërat që duan të bëjnë.