BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Lifestyle

Femra kujdes, këto 5 sjellje që bëni po e irritojnë partnerin

Femra kujdes, këto 5 sjellje që bëni po e irritojnë

Nëse nuk do që një mashkull mezi të presë “të arratiset” sa më larg nga ty pasi ja ke bërë jetën aq të vështirë dhe të padurueshme me gabimet e tua “fatale”, atëherë lexo artikullin dhe mundohu ku është e mundur të parandalosh ato gabime, të cilat meshkujt nuk mund ti durojnë apo ti falin dot:

Ti i kërkon atij vazhdimisht të të blejë gjëra të shtrenjta

Nëse ti mendon se partneri yt ka për detyrim të paguajë për të gjitha tekat apo kapriçot e tua, e ke gabim. Pavarësisht se sa i pasur ai mund të jetë, ai nuk mund të jetë gjithnjë në gjendje të të plotësojë ty çdo dëshirë për fustane e këpucë të shtrenjta apo për pushime në Havai. Historia ka treguar se ka shumë meshkuj, madje edhe milarderë që me femrat të cilat kërkojnë vazhdimiht para i ndërpresin marrëdhëniet, pasi asnjë mashkull nuk dëshiron të ndihet “I shfrytëzuar për para” nga e dashura e vet. Prandaj bën mirë t’i ulësh pritshmëritë me mundësitë tuaja reale dhe mos ta teprosh, pasi mund të të kthehet në boomerang.

Ti nuk i ndahesh atij natë e ditë

Sigurisht, në periudhën tuaj të njohjes është normale që do dëshironi të kaloni sa më tepër kohë me njeri-tjetrin. Por kij parasysh se jeta vazhdon dhe është shumë dinamike dhe nuk mund të pretendosh që ai te jetë 24 orë me ty. Leji atij hapësirën për të cilën ai ka nevojë dhe mos e bëjë të ndihet “si në burg” pasi përndryshe herët a vonë ai do dëshirojë t’ia mbathë prej teje.

I lë atij përgjegjësinë totale të menaxhimit të çdo gjëje

Është e tepruar të pretendosh prej tij që ai të menaxhojë gjithçka, duke filluar nga remonti i një defekti në shtëpi e deri tek marrja e rrobave nga pastrimi kimik apo derdhja e plehrave. Detyrat duhen ndarë dhe jo e gjithë barra e çështjeve të menaxhimit dhe organizmit të shtëpisë duhet të bjerë mbi të.

E shantazhon me seks nëse nuk të plotëson dëshirat e tua

Kjo është një pikë shumë e dobët për meshkujt dhe është shumë e rrezikshme të bësh me të lojën “ ta jap, nuk ta jap” nëse ai nuk plotëson dëshirat e tua. Kujdes me këto shantazhe, pasi një mashkull të cilit i mungon jeta seksuale mund të kërkojë diku tjetër ta plotësojë këtë boshllëk.

Ti përpiqesh ta tjetërsosh atë plotësisht

Nëse ju të dy jeni bashkë, sigurisht që jeni pëlqyer me njëri-tjetrin me të mirat dhe të metat që ka secili nga ju. Pavarësisht se duhet të përshtateni të dy dhe të mundoheni të përmirësoheni për njëri-tjetrin, kjo nuk do të thotë se tashmë ti duhet ti diktosh atij çdo gjë: çfarë duhet të veshë, çfarë duhet të hajë, me cilët shokë e miq ai duhet të shoqërohet e të gjitha me rradhë. Edhe ky është një gabim që meshkujt nuk e falin dot, pasi nëse ti përpiqesh të ndryshosh çdo gjë të tij, atëherë ai nuk do të ndihet më vetvetja dhe do vijë një moment që ai nuk mund të durojë dot më.