
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Festa e Sulltan Nevruzit, çfarë simbolizon dhe ritet që duhet të praktikoni

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Mars 2021

21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.
Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.
Po çfarë është Sulltan Nevruzi?
Novruz që ndryshe njihet si ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës.
Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji dhe Shqipëri.
PËRGATITJET PËR VITIN E RI PERSIAN, IRAN
Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Si një nga festat më të rëndësishme, ata nuk harrojnë të shkëmbejnë dhurata apo vizita nëpër shtëpitë e njëri tjetrit. Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Njerëzit ndihmojë ata që në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.
Në ditët e festës bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.
Edhe pse në vendin tonë dita e Sulltan Nevruzit nuk festohet me të njëjtin intensitet si në vendet më lart, kjo ditë shënon pushim zyrtar në kalendarin tonë. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk harrojnë ta festojnë duke shtruar tryezën me ushqimet simbol të 22 marsit.
Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës kush e gjen nga pjesëtarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht ëmbëlsira tradicionale që është sultjashi.
Kjo ëmbëlsirë e cila në bazë të saj ka qumështin që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe.
Më të lexuarat


Kini kujdes! Këtyre dy shenjave të horoskopit nuk mund t’ia ‘hidhni’ dot

E dinit këtë sekret! Pse në Japoni burri dhe gruaja nuk flenë së bashku? Ekspertët tregojnë arsyet e dobishme të këtij vendimi

Moment pozitiv/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

Meri Shehu jep lajmin fantastik për këtë shenjë të horoskopit

Ruani qetësinë! Yjet janë me interes të madh për.../ Ja çfarë parashikon horoskopi i ditës së sotme për secilën shenjë

“E kemi ne në dorë”/ Astrologia e njohur shqiptare që ka studiuar në SHBA, parashikon se deri kur do të zgjasë pandemia e COVID-19

Do t’iu vijë një mundësi e shkëlqyeshme/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

E rëndësishme! Ja si mund ta luftoni aneminë duke konsumuar këto ushqime

Këto 3 shenja horoskopi më mirë t’i evitoni në një lidhje pasi kanë një sjellje vetëshkatërruese dhe janë në gjendje të bëjnë gjithçka, xheloz posesiv dhe të lodhshëm

Nga dashuria te puna dhe ekonomia, çfarë kanë parashikuar yjet për 12 shenjat e zodiakut gjatë kësaj jave
