Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fitoi 11 milionë euro dhe tani ngarkon dru, historia e britanikut që habiste fqinjët çdo natë

Postuar: 11/02/2019 - 20:27

Majkëll Keroll fitoi 9.7 milionë sterlina (11 milionë euro) në vitin 2002. Fqinjët shihnin në oborrin e tij kameriere të zhveshura lakuriq, që mbanin tabaka me kokainë dhe me pije të shtrenjta.

Britaniku fatlum organizonte orgji me nga tetë vajza njëherësh e mburrej se kishte kryer marrëdhënie me aq shumë femra sa nuk mbahet mend. “Zgjohesha dhe në çdo dhomë kishte miq që vazhdonin të bënin seks”, mburrej ai. Por tani i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira.

Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me 4 sterlinat e fundit që i kishin mbetur nga rroga.

Ai u martua me Sandrën, por ajo e la e neveritur, për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta. Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.

Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për të marrë një copë të qejfit.

Me shokët e dehur ai luante me përplasje makinash në oborr, dilnin rrugëve të droguar dhe u blinin njerëzve fast-food-e, grindeshin e shkaktonin trazira, duke përfunduar kështu 30 herë në gjyq, dhe tre prej të cilave përfunduan me dënime.

Sot ai thotë që nuk i ka humbur paratë, por i ka shpenzuar. Ai fajëson edhe shoqërinë “grabitqare” për mbarimin e parave. Po t’i bjerë prapë lotaria, thotë se nuk do ta lërë punën as edhe një ditë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:07

Një adoleshente rumune e cili dyshohet se ka shitur virgjërinë e saj në internet, ka pohuar se historia e saj ishte thjesht një “gjetje publicitare” për një faqe të tmerrshme të ankandit seksual.

Postuar: 22/08/2019 - 19:41

Amanda Gryce vuan nga një çrregullim i rrallë, i cili i shkakton 50 orgazma në ditë.

Postuar: 22/08/2019 - 15:55

Pavarësisht sa tip influencues ose dominues jeni, jo me çdokënd mund t’ia dilni.

Postuar: 21/08/2019 - 23:48

Një adoleshente ka tentuar “të surprizojë” nënën e saj duke i treguar sa bukur e kish