
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Maj 2023

“Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin duke përdorur produkte më pak të dëmshme”
Pirja e duhanit është problem. Por alternativat inovative pa duhan si mjet për të lënë duhanin janë zgjidhje. Roland Shuperka, ekspert i Shëndetit Publik dhe mjeku Ardian Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Publik vlerësojnë rëndësinë e reduktimit të dëmit si një nga praktikat e mira në kujdesin ndaj shëndetit.
Gjatë konferencës së 9-të “Reduktimi i Dëmit dhe Shëndeti”, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit të shëndetësisë nga Shqipëria dhe vende të rajonit zhvilluan një diskutim në nivel shkencor përsa i përket mjeteve inovative dhe zgjidhjeve që redukojnë dëmin në shëndet.
Një nga temat e diskutuara ishte edhe përdorimi i duhanit. Në studim të prezantuar nga Shuperka dhe mjeku Ardian Hoxha bënë të ditur se “Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin (vetëvetë ose me metoda të miratuara aktualisht) duke përdorur produkte më pak të dëmshme (formë më e pastër e marrjes së nikotinës)”
Reduktimi Dëmit – Pse ka Rëndësi?
Mjekësia në vetvete është reduktim dëmi thonë ekspertët. “Shërohen vetëm infeksionet. Të gjitha sëmundjet e tjera trajtohen, reduktojnë dëmin, zvogëlojnë simptomat, pasojat, rënien e cilësisë se jetës etj” u parashtrua gjatë konferencës. Në rastin e duhanpirjes - rreziku është pirja e vazhdueshme e duhanit ndërsa alternativat e tjera më pak të dëmshme reduktojnë riskun e tij.
Sipas ekspertëve, lënia e duhanit vetë (pa asnjë ndihmë) ka 5% efikasitet, lënia e duhanit me përdorimin e medikamenteve ka 20-25% efikasitet. Por shumë duhanpirës nuk duan të marrin medikamente. Të paktën 8 nga 10 duhanpirës dështojnë të lënë duhanin me metoda të miratuara aktualisht. Si opsion të tretë, ekspertët thkesojnë se mund të jetë reduktimi i dëmit të duhanit, përdorimi i produkteve pa tym.
Suedia, një histori suksesi për t’u ndjekur
Ekspertët kanë vënë në dukje arritjen historike të Suedisë, e cila do të bëhet vendi i parë në botë që do të arrijë statusin “Pa Tym”. Historia e suksesit të Suedisë duhet të festohet si një revolucion i shëndetit publik. “Ne të gjithë duhet të jemi në majë të malit duke thirrur ‘Fitore!’, dhe duke e parë Suedinë si praktikën më të mirë.
"Modeli suedez i reduktimit të dëmit të duhanit është ai që Shqipëria duhet të ndjekë. Suedia do të bjerë nën një normë prej 5% të pre valencës së pirjes së duhanit në muajt e ardhshëm. Ky është niveli në të cilin një vend konsiderohet zyrtarisht pa Tym. Asnjë anëtar tjetër i Bashkimit Evropian nuk është afër arritjes së Suedisë dhe asnjë nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë deri në objektivin e BE-së për vitin 2040, në 17 vjet. “
Në Suedi, sëmundjet e lidhura me duhanin janë më të ulëtat në Evropë. Vdekjet pre maturë janë me te ulëtat ne Evrope. Vdekjet suedeze nga kanceri i mushkërive janë më pak se gjysma e mesatares së BE-së. Vdekjet nga te gjitha llojet e kancerit janë 38% , me te ulëtat. Shkalla e kancerit është 41% më e ulët se pjesa tjetër e Evropës.Suedia është gati të bëhet vendi i parë pa Tym. Suedia është një dhuratë për Evropen. Vetëm 5, 6 % e te rriturve janë duhanpirës. Duhanpirja brenda 15 vitesh është ulur nga 15% ne 5.6% dhe bërja e produkteve alternative është gjerësisht të disponueshme”
Një shembull që vlen të ndiqet edhe në vende të tjera të Europës e më tej, përfshirë Shqipërinë. “Për të parandaluar ndikimin në shëndet - Në këto rrethana është reduktimi i dëmit, pra përdorin një produkti më pak të dëmshme (cigaret inovative me avull) janë 95 % më pak të dëmshme se produktet tradicionale të duhanit” u shpreh Shuperka për mediat gjatë konferencës.
Sfida mes tymit dhe avullit që ka prekur shoqëritë anë e mbanë botës ishte një nga temat e diskutimit të kërkuesve nga vende të ndryshme të rajonit që u mbodhën në Tiranë në konferencën e 9 të reduktimit të dëmit dhe shëndeti.
Ekspertë të njohur të shëndetit publik, të universitetit të mjekësisë theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së politikave për reduktimin e dëmit ndërsa sollën studime nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ku ndeshen probleme të ngjashme me duhan pirjen, alkoolin dhe lëndët narkotike. Në shumicën e rasteve rreziqet vijnë nga sjelljet e dobëta në stilin e jetesës së pacientëve, mungesa e vullnetit të tyre për të përballuar trajtimin mjekësor. Ekspertët propozuan që jo ilaçet, por ndryshimi i stilit të jetesës, përqafimi i alternativave që ofron shkenca dhe inovacioni janë mjetet kryesore për shërim. Gjithashtu ata theksuan nevojën që strukturat e shëndetit publik duhet të shkojnë tek pacientët përdorues të duhanit, lëndë narkotike, alkool dhe jo të presin, që pacienti të vijë tek shëndetësia.
Më të lexuarat


A bëni pjesë në list? Këto tri shenja do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të vitit

A jeni në listë? Në fund të këtij viti këto tri shenja horoskopi do të pësojnë ndryshime të mëdha

“Kujdes në marrëdhëniet erotike në punë”/ Astrologia Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për 3 ditët e fundit të nëntorit dhe paralajmëron këto shenja

Horoskopi për ditën e sotme sipas Paolo Fox, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet

Tre shenjat e Horoskopit që do të kenë një javë të mrekullueshme

E thotë shkenca: Diferenca ideale e moshës mes një çifti, s`qenka ajo që mendonim

Java fillon fuqishëm, marrëveshje financiare apo dashuri të reja, çfarë thonë yjet për 12 shenjat e horoskopit

Jeta e këtyre katër shenjave të horoskopit do ndryshojë rrënjësisht këtë të hënë

A jeni në listë? Shenjat e horoskopit që nuk kërkojnë kurrë falje
