BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Lifestyle

Fluturon, fluturon... Ndodh edhe kështu, era ishte aq e fortë saqë i bëri të pabërën automjetit

Fluturon, fluturon... Ndodh edhe kështu, era ishte aq e fortë

Në një incident të çuditshëm të kapur nga kamerat e sigurisë, erërat e forta ngritën një kamion nga toka dhe e rrokullisën duke e përplasur me pemët dhe përsëri në rrugë.

Pamjet e kapura në Yinchuan, Kinë, tregojnë kamionin që pret në semafor me makina të tjera, kur u ngrit papritur në ajër, si nëpër filmat aksion, por në këtë rast është realiteti i hidhur i motit të keq.

Kamioni peshonte 1.8 tonë. Pavarësisht nga madhësia dhe pesha e tij, erërat e fuqishme ishin në gjendje ta ngrinin peshë në ajër me lehtësi, si të ishte prej kartoni.

Fatmirësisht, shoferi kishte vënë rripin e sigurimit dhe arriti të shpëtonte nga aksidenti vetëm me lëndime të lehta. Njerëz të tjerë brenda kamionit gjithashtu pësuan mavijosje të lehta.

Ekspertët ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë e shkaktoi aksidentin kurioz.