Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin gjatë natës Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Toka nuk gjen qetësi/ Dy lëkundje të forta tërmeti godasin
x

Lifestyle

Fotoja fituese që po thyen rrjetin ndryshoi mendimin e njerëzve, historia që fshihet pas saj

Fotoja fituese që po thyen rrjetin ndryshoi mendimin e njerëzve,

“Station Squable” është fotoja që fitoi një konkurs të rëndësishëm në Britani. Fotografi i imazhit që bëri xhiron e internetit ka zbuluar dhe historinë që fshihet pas saj.

Në foto shihen dy minj që zihen për një thërrime buke, në një stacion metroje nëntokë në Londër. Mori shumë pëlqime nga njerëzit dhe fitoi çmimin “Lumix”.

“Ishte e planifikuar. Kam ndenjur një javë në atë stacion metroje për të kapur këtë foto. Kam 15 vjet fotograf, kam foto shumë të mira, por frymëzimi dhe historia më shtynë të merrja pjesë në konkurs. Një miku im ishte i dehur një natë dhe më shkroi: “Sa shumë minj vrapojnë në këtë stacion, ti nuk e ke idenë”. Doja të shkoja dhe ta shikoja vetë. Ishte e tmerrshme të prisje në të ftohtë, në atë aromë dhe në errësirë. Por, ia dola mbanë”, -tha Sam Rowley.

“Pasi publikova foton, njerëzit më kanë shkruar se nuk do t’i shikojnë më minjtë e metrosë në të njëjtën mënyrë, por njësoj si njerëzit, që zihen për të mbijetuar”.