Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Frika nga tërmetet, njihuni me disa nga mënyrat që iu ndihmojnë të kaloni gjendjen e shkaktuar nga Sizmofobia

Postuar: 30/11/2019 - 17:20

Ne të gjithë kemi frikë nga tërmetet të cilat janë fatkeqësi natyrore mbi të cilat njeriu as nuk paralajmërohet dhe as nuk ka kontroll.

Në rast të personave me sizmofobi ekstreme, frika ndërhyn edhe në jetën e tyre të përditshme.

Sizmofobia mund të ketë simptoma të ndryshme ku përfshihen:

1.Frymëmarrje e shpejtë ose krejt e kundërta, pasi në disa persona shkakton mungesë të saj dhe të mbushjes me oksigjen të mjaftueshëm.

2. Dëshira për të ikur ose fshehur, ku disa individë mund të qajnë ose të bërtasin në momentin që ndodh ose mendojnë se po bie një tërmet.

3. Gojë e thatë, marramendje, shqetësime në stomak, dhimbje koke etj.

4. Ndikimi në jetën e përditshme dhe ndërhyrja në jetën personale.

Por si mund ta mposhtim këtë fobi dhe të mos e lejojmë të ndikojë në jetën tonë të përditshme.

Edukimi personal në lidhje me tërmetet është një nga mënyrat më të mira për të kapërcyer sizmofobinë.

Hapi i parë është të flisni me një psikoterapist profesionist, i cili mund të rekomandojë mënyra nga më të ndryshmet për të përballuar këtë lloj ankthi. Ilaçet janë mjeti i fundit në raste ekstreme.

Teknikat e ndihmës vetjake si frymëmarrja e thellë dhe meditimi i përditshëm prej 10 minutash gjithashtu mund të ndihmojnë që të mposhtni frikën tuaj.

Gjithashtu, duhet të dilni sa më shumë dhe të flisni më miqtë tuaj apo familjarët.

Sa më shpejt t’i riktheheni rutinës suaj të përditshme aq më e thjeshtë do të jetë për ju tejkalimi i kësaj situate apo gjendjeje ankthi.

Nëse jeni të frikësuar, keni ankth të shtuar apo nuk keni fuqi pas një tërmeti, kjo është shumë normale.

Të menduarit pozitivisht do t’ju japë forcë dhe motivim që të kaloni ankthin nga tërmetet.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:29

Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?

Postuar: 13/12/2019 - 09:32

Jo të paktë janë ata njerëz që besojnë tek besëtytnitë dhe çdo gjë që iu lidh në jetë e lidhin me

Postuar: 13/12/2019 - 09:16

Një djalosh shqiptar nga Gjilani ka bërë një gjest të rrallë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:57

Disa persona janë krejt të pandjeshëm, kur bëhet fjalë për t’i dhënë fund një lidhje edhe p

Postuar: 13/12/2019 - 07:03

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 12/12/2019 - 23:56

Një 43-vjeçar ka tentuar të gënjejë instruktorin me qëllim që të merrte provimin e patentës për n