BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Lifestyle

Gati kremi që zëvendëson Viagran. Efekti për 5 minuta

Gati kremi që zëvendëson Viagran. Efekti për 5 minuta

Një kompani britanike pretendon të ketë krijuar një krem të ri i cili do t’i bëjë konkurrëncë Viagrës, por me efekte më të pakta anësore.

Futura Medical thotë se produkti i ri me emrin Eroxon , e bën efektin brenda 5 minutave, edhe pse zgjat vetëm për gjysmë ore.

Shkencëtarët mendojnë se kjo do të lejojë që të dashuruarit të jenë më spontanë. Firma farmaceutike tha se produkti i ri është testuar nga 230 burra dhe 44% e tyre i kanë ndjerë efektet brenda pesë minutave nga aplikimi ndërsa 70% e tyre brenda 10 minutave.

Ndërsa Viagra merret në formë pilule, kremi është projektuar për të funksionuar vetëm në zonën ku aplikohet.

Në ndryshim nga kremi i ri, Viagra, që zgjeron enët e gjakut në të gjithë trupin për të siguruar rrjedhjen e gjakut në organin gjenital mashkullor, zgjat rreth katër orë.