Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grushta dhe thyerje karrigesh, gotash dhe ulërima /E paprecedent, dasma kthehet në arenë boksi dhe në sallë spitali, 4 persona me plagë të rënda (Video)

Postuar: 11/11/2019 - 10:27

Ulërimat dhe festa janë pjesë e çdo dasme. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi për të festuar ditën më të lumtur të një çifti anglez, pasi një sherr masiv shkatërroi gjithçka. Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin anglez, Wolverhampton, ku një sherr masiv përfshiu të zotët e shtëpisë dhe miqtë.

Qendra e vallëzimit u kthye në një ring të vërtetë boksi, ku nuk u kursyen as grushtat dhe as karriget. Mes ulërimave dhe tingujve të thyerjes së gotave, dëgjohet një njeri që bën thirrje për qetësi.

Nga përleshja masive, katër persona morën plagë në trup. Një vajzë mori mjekim në sallën e dasmave, dy të tjerë u dërguan në spital dhe një 40-vjeçar refuzoi të merrte ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për dhunën në "Hotel Ramada Park Hall", duke deri më tani nuk dihen shkaqet apo përgjegjësit kryesorë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:29

Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?

Postuar: 13/12/2019 - 09:32

Jo të paktë janë ata njerëz që besojnë tek besëtytnitë dhe çdo gjë që iu lidh në jetë e lidhin me

Postuar: 13/12/2019 - 09:16

Një djalosh shqiptar nga Gjilani ka bërë një gjest të rrallë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:57

Disa persona janë krejt të pandjeshëm, kur bëhet fjalë për t’i dhënë fund një lidhje edhe p

Postuar: 13/12/2019 - 07:03

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do

Postuar: 12/12/2019 - 23:56

Një 43-vjeçar ka tentuar të gënjejë instruktorin me qëllim që të merrte provimin e patentës për n