BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Lifestyle

Habitet policia, qeni i humbur “raporton” vetë për zhdukjen e tij në komisariat, i bën të gjithë për vete

Një qen në Teksas ishte larguar nga shtëpia në mes të natës dhe në mëngjes u paraqit në një rajon policie, në një farë mënyre për të raportuar veten që ishte zhdukur.

Oficerët e Departamentit të Policisë në Odessa u shokuan kur Chico hyri në komisariat dhe vendosi këmbët në recepsionin e oficerëve.

Ndërkohë, pronari i qenit nuk e kishte idenë se Chico kishte humbuar pasi po flinte gjumë.

Policët u telefonuan veterinerëve për të kontrolluar nëse qeni kishte ndonjë çip në trup, për të identifikuar pronarin e tij. Por, qeni nuk kishte duruar dot gjithë këto procedura dhe kishte marrë rrugën vet për në shtëpi.

Pronari i tij, Edward Alvarado mori vesh për ngjarjen vetëm kur nipi i tij i dërgoi mesazh duke i thënë se kishte parë fotot e Chico, të publikuara nga policia, në mediat sociale.

Habitet policia, qeni i humbur “raporton” vetë për