BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Lifestyle

Histori mahnitëse! Minatori u gdhi milioner, ajo që gjeti e pasuroi brenda natës

Histori mahnitëse! Minatori u gdhi milioner, ajo që gjeti e pasuroi

Një minator në Tanzani është bërë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë Tanzanit, zbulimi më i madh në vend.

Sipas “BBC”-së, Saniniu Laizer mori 3.4 milionë dollarë nga Ministria e Minierave, për gurët e çmuar, të cilët kishin një peshë të kombinuar 15 kg.

“Do të ketë një festë të madhe”, tha Laizer, babai i më shumë se 30 fëmijëve.

Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime. Është një nga gurët e çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se furnizimi i tij mund të varfërohet plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.

Karakteristikë e gurit të çmuar qëndron në larminë e ngjyrave të tij, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.