Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia e 47-vjeçarit: Gjen të dashur sepse gruas i ka humbur dëshira, por ja dilema që ai nuk i jep dot zgjidhje më pas

Postuar: 25/09/2018 - 20:17

Një 47-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun” për ta këshilluar në lidhje me historinë e tij me bashkëshorten dhe të dashurën.

Letra e 47-vjeçarit drejtuar psikologes:
 
Unë jam 47 vjeç dhe ajo 53. Ajo ka dy vajza nga martesa e parë, ndërsa bashkë kemi një djalë që është në universitet. Bashkëshortja është shoqja ime më e mirë dhe i besoj asaj plotësisht. Ndajmë të njëjtat vlera dhe interes e mund të flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë. Kujdesem shumë për të dhe asnjëherë nuk do të shikoja për një tjetër femër, nëse seksi me të nuk do të kishte shkuar drejt fundit. Ne duhemi shumë, por gruaja është shprehur se i ka ikur dëshira për seks. Isha shumë i mërzitur kur ajo më tha që të gjeja dikë tjetër që të kryeja marrëdhënie, por pas ca kohësh u regjistrova në një ueb ku mund të njohësh femra.
 
Nuk po prisja që do të njihja ndonjë femër, por pas disa javësh takova një vajzë 10 vite më të re se unë. Ajo ishte e divorcuar dhe jetonte 1 orë e 30 minuta larg shtëpisë sime. Seksi me të është i mrekullueshëm dhe më bën të ndihem gjallë. Ajo thotë se nuk i ka besuar askujt sikur më beson mua, dhe çfarë asaj nuk i pëlqen është se nuk jemi në një lidhje. Kam folur me bashkëshorten time që të ndahemi por është shumë e vështirë pas 20-vitesh. E dua shtëpinë time dhe familja ime do të thotë e gjithë bota për mua.
 
Jam në dilemë pasi nga ana tjetër jam i frikësuar se nëse ndaj gruan dhe një ditë e dashura ime mund të largohet prej meje. Unë dhe ajo jemi shumë ndryshe nga njëri-tjetri. Gjithashtu mendoj se jam shumë i ri që të mos bëj seks. Mos po flas budallallëqe? A duhet të kujdesem për martesën time?
 
Përgjigja e psikologes:
 
Juve dhe të dashurën iu lidh vetëm seksi, po gjë tjetër? Gjithashtu nuk mund të jeni i sigurt se marrëdhënia me të do të vazhdojë të jetë i mirë gjithnjë. Ishte një gjë e mrekullueshme me gruan tënde. Njëkohësisht mendoni se si do të ndiheshin fëmijët tuaj nëse u thoni se po e lini nënë e tyre për një grua më të re? E kuptova se e gjithë kjo nisi pasi bashkëshortja juaj iu tha që i ka ikur dëshira për seks. Por unë gjithashtu mendoj se ti duhej të kishe këmbëngulur që bashkë të gjenit arsyen se pse e ka humbur epshin e saj, dhe sërish së bashku të bënit diçka rreth këtij problemi.
 
Ju duhet të ndaloni së takuari të dashurën tuaj dhe t’i thoni bashkëshortes se e doni aq shumë dhe se nuk mund të kesh një tjetër në jetën tënde.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 15:56

Një gjarpër është xhiruar duke u tërhequr një mi të cilin e kishte kapur.Në pamjet filmike do të shikoni se si gjarpri del nga kondicioneri dhe tërheq lart miun.

Postuar: 22/10/2018 - 12:32

Ndoshta është e lehtë ta përshkruash seksin dhe të thuash se bërë seks, ama në vende të ndryshme

Postuar: 22/10/2018 - 12:05

Më parë, kur industria nuk ishte kaq zhvilluar, pjesën më të madhe të punës njerëzit e kryenin me

Postuar: 22/10/2018 - 11:57

Sipas shenjës së horoskopit dhe elementit natyror të cilit i përkasim, ekzistojnë disa tipare të

Postuar: 22/10/2018 - 11:22

Shpesh thuhet se të zgjohesh në 5 të mëngjesit rritë produktivitetin.

Postuar: 22/10/2018 - 10:29

Si nis kjo javë për 12 shenjat e horoskopit?

Postuar: 22/10/2018 - 09:17

Simon Binns, pjesë e komunitetit në LAD BIBLE, ka treguar se gjatë jetës së tij ai ka shkuar me 2