BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Lifestyle

Historia e pazakontë që po shpërndahet me shpejtësi në media/ Komshiu ndërtoi tunelin e tradhtisë për të takuar të dashurën, zbulohet nga i shoqi, çfarë ndodhi pas daljes së sekretit

Historia e pazakontë që po shpërndahet me shpejtësi në

Ditët e fundit në media në Meksikë po qarkullon një histori e pazakontë tradhtie dhe dashurie, ku një murator kishte ndërtuar një tunel poshtë shtëpisë së tij, i cili lidhej me shtëpinë e fqinjës së tij të martuar, të cilën e kishte të dashur.

Muratori i njohur me emrin Alberto kishte arritur të ndërtonte vendkalimin sekret për të takuar të dashurën e tij, Pamela, në qytetin e Villas del Prado në Tijuana, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në punë si roje sigurie.

Çifti ia kishte dalë të mbante sekrete lidhjen jashtëmartesore, derisa një ditë burri i Pamelës i zbuloi pasi u kthye herët në shtëpi.

Jorge pa dikë në banesë që më pas u zhduk dhe pasi e ndoqi gjeti pas kolltukut një tunel, të cilin pasi e ndoqi e çoi në banesën e fqinjit të tij, Alberto.