BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Lifestyle

Historia frymëzuese e Artiolës nga Shqipëria/ Mjekët i dhanë 3 javë jetë, sot në spitalin ku u shërua nga kanceri ajo bën praktikën

Historia frymëzuese e Artiolës nga Shqipëria/ Mjekët i
Një histori frymëzuese ajo e Artiolës nga Shqipëria. Në vitin 2010, Artiola 13-vjeçare nga Shqipëria, u dërgua në Kärnten të Austrisë me një diagnozë të leukemisë limfatike.
 
 Mjekët në Shqipëri i dhanë tre javë jetë. Atje, u trajtua për fat me shumë sukses në Spitalin e Klagenfurtit. Sot ajo është duke studiuar mjekësinë dhe aktualisht po bën një praktikë në spital në ndihmë të pacientëve.
 
“Është një ndjenjë shumë e mirë për të fituar përvojën time të parë praktike këtu. Sa shumë fytyra të njohura, sa kujtime të shumta”, ka thënë Artiola më 1 gusht 2018, kur ajo u pranua në praktikë e saj njëmujore në Repartin e mjekësisë për fëmijë dhe adoleshentë.
 
Pacientët e vegjël në pavijonin e kancerit të pediatrisë e prekin më shumë: “Nga përvoja ime personale mund ta paramendoj se si ndjehen ata. Çfarë frike dhe shpresa që kanë dhe se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë”. Kjo është arsyeja përse ajo ka filluar të studiojë mjekësinë. Shqiptarja 22-vjeçare, në javët e ardhshme do të njoftohet me proceset e një spitali nën udhëheqjen e Dr. Prim. Wilhelm Kaulfersch, përcjell albinfo.ch.
 
Artiola është veçanërisht e impresionuar nga neonatologjia. “Unë kurrë nuk kam parë një fëmijë të tillë të vogël”. Por, studenten e re e ka impresionuar edhe kardiologjia pediatrike, pasi asaj i interesojnë problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve që ata i kanë me zemër . Nuk mund të pronocohet me siguri nëse ajo në të vërtetë dëshiron të bëhet një pediatre. “Psikiatria dhe neurologjia, si dhe onkologjia do të më irritonin gjithashtu. Onkologjia kryesisht për shkak se në këtë fushë ka shumë për të bërë.
 
Hulumtimet në të gjitha fushat e terapisë së kancerit po përparojnë me shpejtësi të madhe”, vazhdon Artiola për “ORF”, përcjell Albinfo.ch.
 
Në tre vitet e ardhshëm, ajo dëshiron të angazhohet dhe pastaj të përfundojë një trajnim të specializuar përkatës.Nga mesi i korrikut 2010, mjekët në Shqipëri kishin diagnostikuar “leukeminë limfatike”, duke i dhënë Artiolës shpresa për jetë prej vetëm tre javësh. Sipërmarrësi austriak Robert Rogner, vajzën e mori në Austri me shpenzimet e veta dhe e financoi trajtimin mjekësor në Spitalin e Klagenfurtit.
 
Pas dy vitesh të trajtimit intensiv, Artiola ka mundur të dalë e shëndoshë nga spitali. Tetë vite pas diagnozës së saj, ajo sot llogaritet si e shëruar. Që atëherë, Artiola ka gjetur dy “mentorë” të tjerë të rëndësishëm në mjekun nga Villach, Bernd Mirtl dhe bashkëshorten e tij, të cilët asaj i kanë ofruar mbështetje të përkohshme qysh atëherë dhe duke e ndihmuar atë për t`i financuar studimet e saj.