Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia që i përloti të gjithë/ Operacioni mbi 20 mijë euro, vjen lajmi i madh për nxënësen nga Ballshi

Postuar: 08/11/2019 - 23:04

Pas historisë së dhimbshme të Joridës 12-vjeçare nga Ballshi, teksa vajza mes dhimbjeve rrëfeu sesi skolioza dhe deformimi i legenit ia kishin bërë jetën ferr të përditshëm, ka reaguar një mërgimtar nga Ferizaj i cili vendosi të paguante për operacionin e saj.
 
Prindërit thanë në emision se operacionet kushtojnë 26.500 €.
 
Jorida ka nevojë për një trajtim të gjatë që nga operacioni i pare (legeni është i dëmtuar) deri tek i dyti ( skolioza në shtyllën kurrizore) Është një rast shumë i vështire.
 
Lotët e Joridës, therëse, janë britma të një fëmije të pafajshme. Ajo tregoi vetë historinë e saj ku tha se trupi i dhemb por nuk i tregon prindërve sa, pasi nuk do t’i shqetësojë.
 
Në klasë mësuesi nga Ferizaj Nuhi Bega i dorëzoi Joridës një letër të cilën ajo e lexoi “Shqiptarët panë një vajzë të mrekullueshme, ti je me fat se rrethohesh nga njerëz që të duan, çdo shkronjë që ti lexon e kanë shkruar shqiptarët kudo në botë, zërin tënd që dridhej dhe lotët në faqe shqiptarët i panë dhe vendosën që të marrin përsipër kostot e operacioneve” lexoi në letër vajza në klasë.
 
Te prindërit e Joridës, Xhelal Bega, i cili është djali i mësuesit që vizitoi Joridën në klasë, u dha prindërve lajmin se paratë e operacionit janë mbledhur! “Po ma freskon shpirtin kjo!”, tha Xhelali, i cili plotësoi shumën e parave të operacionit të vajzës.
 
Lajmi i Xhelalit i ka lënë pa fjalë prindërit që janë mbytur nga lotët dhe emocionet. Elvisi në fakt u tha prindërve se është caktuar data e operacionit të Joridës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 10:11

Një djalë 9 vjeçar në Belgjikë është duke përfunduar diplomën e universitetit.

Postuar: 14/11/2019 - 16:13

Një djalë pesë vjeçar u mbajt nga prindërit e tij në një kafaz maceje dhe më pas është djegur p

Postuar: 14/11/2019 - 15:27

Një burri në Kinë i është verbëruar përkohësisht njëri sy, pasi ka luajtur gjatë gjithë natës në

Postuar: 14/11/2019 - 10:26

Simbolet figurative mund të tregojnë shumë për ne dhe kjo është një metodë që e përdorin dhe ps

Postuar: 13/11/2019 - 20:03

Një baba në Nevada të Shteteve të Bashkuara ka vrarë djalin e tij pasi nuk e përballonte dot fakt