Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia tronditëse e 47-vjeçares/ Humbi shikimin pasi u kthye nga parukeria, ja çfarë i ndodhi

Postuar: 17/10/2018 - 17:09

 Për Adele Burns, 47-vjeçaren skoceze nga Mid Calder, presupozohej që 21 prilli të ishte një ditë si gjithë të tjerat, por në të vërtetë rezultoi krejt e kundërta. Mamaja e dy fëmijëve mori dhuratë nga bashkëshorti i saj Campbell një kupon pranë një prej qendrave më të mëdha të bukurisë, në Glasgow, dhe mendoi se një prerje dhe lyerje e re ishin ajo që i duhej. Pasi kaloi më shumë se 5 orë në parukeri, ku iu nënshtrua 6 larjeve të njëpasnjëshme derisa arriti ngjyrën që kërkonte, u kthye menjëherë në shtëpi për t’u zgjuar ditën e nesërme në dhomën e një spitali.

 

Ajo nuk mban mend asgjë nga ajo ditë, përveç ndjesive të marramendjes që ndjeu pak para se të merrte në telefon urgjencën, e cila e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë. Pas diagnostikimeve të para, mjekët arritën në konkluzionin se 47-vjeçara kishte pësuar një goditje në tru që tashmë i ka marrë shikimin dhe i ka krijuar vështirësi për të folur dhe lëvizur. Nuk mund t’i japë më makinës, nuk mund të punojë, si dhe duhen trajtime të gjata rehabilitimi derisa të rifitojë plotësisht shprehinë.

4EDF60A100000578 0 image a 6 1533546052152

 

Por, ajo që shokoi mjekët ishte shkaktari i kësaj tragjedie: lyerja e flokëve. Sipas tyre qëndrimi për kaq orë të gjata në sallon i ka shkaktuar mpirje të qafës, si pasojë e qëndrimit të gjatë në lavaman për shkak të larjeve të flokëve, që më pas ka çuar në bllokim të arteries vertebrale dhe goditje në tru. Familja e Adele ka nisur një proces gjyqësor kundër Rainbow Room International .

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2018 - 23:14

Punonjësit e një kompanie në Belgjikë janë lumturuar shumë kur kanë parë në llogaritë e tyre bankare 30 mijë euro shtesë.Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një uzinë të shkrirjes së çelikut ku punonjësit kaluan një fun

Postuar: 12/11/2018 - 22:25

Mediat në Australi thanë sot se është shpërblyer me rreth 100 000 dollarë një i pastrehë që ndi

Postuar: 12/11/2018 - 20:02

Ka disa pyetje të cilat na ndihmojmë të shohim brenda mendje të njerëzve dhe ta kuptojmë se me çf

Postuar: 12/11/2018 - 19:37

Një reklamë për Krishtlindje e Supermarketit Iceland është ndaluar të transmetohet për arsye poli

Postuar: 12/11/2018 - 19:34

Janë disa karakteristika të caktuara të cilat, secili nga ne nuk arrin dot t’i tolerojë tek

Postuar: 12/11/2018 - 19:24

Shëruesit e popullsisë aborigjene të Australisë kanë nisur tashmë të sjellin traditën e tyre 60

Postuar: 12/11/2018 - 19:06

Një kamp radikal nacionalist në Ukrainë raportohet se u mëson dimive që 8-9 vjeç të përdorin Ka