
Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

HOROSKOPI/ 23 mars 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Mars 2023

Dashi
Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale. Tashmë që do të ndiheni më të plotësuar do të arrini të fitoni sfida premtuese, të cilat do ju shtyjnë drejt suksesit. Parashikohen takime të frytshme për ata që janë vetëm.
Demi
Duhet të jeni plotësisht të bindur për pozitën tuaj para se të bëni zgjedhje drastike në punë. Mos ndërmerrni nisma të rrezikshme, pa i shqyrtuar mirë të gjitha mundësitë. Në dashuri do të ketë ulje- ngritje për ata që janë çift. Beqarët do kenë takime interesante.
Binjakët
Kur është fjala për dashurinë, prireni që të jeni shumë kokëfortë dhe krenarë. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, gjatë javëve të fundit keni qenë të tensionuar në këtë fushë. Në punë pritet të merrni lajme të rëndësishme. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm dhe do mund të kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Ka disa përgjegjësi të reja të cilat ju bëjnë nervoz, por jeni të gatshëm për gjithçka, vetëm që të arrini rezultate të mira profesionale. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet, pasi një e papritur e vogël, mund të pengojë disa nga projektet tuaja. Ditë e qetë për të dashuruarit, takime pa fund për beqarët.Luani
Jeni në kërkim të shpërblimeve më të mëdha. Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar dhe e ndjeni veten të lënë pas dore në dashuri. Shfrytëzojeni javën për të arritur objektivat tuaja. financat do arrini t’i mbani nën kontroll. Kujdes me shëndetin, do jeni disi pa fuqi.
Virgjëresha
Duhet të organizoheni mirë, pasi duhet të përballeni me detyra jo fortë të lehta dhe në një hark të ngushtë kohor. Kini besim tek vetja dhe mos u dorëzoni. Intuita nuk do i’u braktisë asnjëherë. Mbrëmja paraqitet harmonike. Beqarët do preferojnë të mbajnë statusin që kanë edhe për pak kohë.
Peshorja
Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur bashkëpunime të reja, por vetëm nëse do të jeni në gjendje të ndiqni të gjithë udhëzimet e kolegëve tuaj. Jeni shumë krenarë dhe kjo shpesh krijon ndonjë tension. Pritet që gjatë kësaj dite të ketë takime interesante. ditë harmonike për çiftet.
Akrepi
Në dashuri ka ardhur momenti që të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Lërini veprimet tuaja që të flasin hapur. Në punë do të keni rezultate të mira. Veç bëni kujdes që të mos i çoni dëm, pasi mund të jenë shumë të dobishme për të ardhmen. Shëndeti do jetë i mirë.
Shigjetari
Mundohuni që të mos ezauroheni shumë në punë, pasi në të kundërt rrezikoni që në mbrëmje të jeni të dërrmuar. Dashuria kërkon më shumë vëmendje dhe durim prej jush, kështu që bëni mirë që të riorganizoni më mirë angazhimet tuaja.
Bricjapi
Qysh në orët e para të mëngjesit do të ndiheni shumë të frymëzuar. Kështu që bëni mirë të përfitoni për të projektuar aktivitete të reja krijuese. Gjithsesi, në dashuri duhet të shmangni xhelozinë e tepruar, në mënyrë që të mos krijoni debate të kota. Financat do jenë të mira.
Ujori
Do të shpërbleheni mirë pas disa ditëve të mbushura me sakrifica për punën dhe familjen tuaj. Nga sot do të nisë një fazë më relaksuese e cila do ju lejojë që të keni më shumë kujdes edhe për lidhjen me partnerin/en. Beqarët do argëtohen pa fundme shoqërinë dhe nuk dop e ndjejnë nevojën e një personi në krah.
Peshqit
Jeni gjithmonë shumë konkurrues kur bëhet fjalë për punën dhe kjo gjë shpjegon edhe pse jeni të gatshëm për gjithçka vetëm që të arrini objektivin tuaj. Në dashuri, mundohuni të shmangni dominimin dhe sjelljet komanduese, pasi mund të shkaktoni debate. Në planin fianciar do përballeni me disa probleme të vogla, por kalimtare.
Më të lexuarat


Do të habiteni! Zbuloni shenjën e horoskopit që jep puthjen më të mirë

Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju, 6 qershor 2023

"Mund të keni vizitorë apo edhe një takim me persona...", ja çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet gjatë datave 5-11 qershor

Zbuloni shenjat e horoskopit që "tërbohen" nëse mbeten pa para

Mësojeni sot dhe praktikojeni! 6 arsye pse ecja në mëngjes para punës është e mirë për shëndetin mendor

Parashikimi i horoskopit për sot: Dita nis me pak lodhje, mundohuni të mos mbylleni në shtëpi

Zbuloni se cila është dita më me fat e muajit qershor për çdo shenjë horoskopi

Të papritura për portofolin e kësaj shenje, Horoskopi javor 5-11 qershor 2023: Kush duhet të përgatitet për konflikt

"Çështjet e zemrës nuk do të shkojnë mirë"/ Horoskopi javor 5-11 qershor, ja çfarë parashikojnë yjet
