Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi për dashurinë dhe punën, zbuloni parashikimin për çdo shenjë

Postuar: 18/10/2019 - 07:04

DASHI

A keni qenë duke menduar për adoptimin e një kafshe? Nëse po, sot është dita ideale që të shkoni në qendër dhe të merrni një. Ju do të dini cilin të merrni pasi kafsha do ju zgjedhë ju. Nëse kjo është ajo cfarë doni, mos lejoni gjërat e vogla që t’ju bëjnë të hezitoni. Një kafshë nuk është vetëm një mik i mirë, por sjell lumturi dhe dashuri shumë të madhe në shtëpi.
 
DEMI
 
Një person që doni mund t’ju japë frymëzim për një projekt krijues, me të cilin po punoni. Ndoshta do shkruani një këngë, poemë, të vizatoni apo pikturoni një portret. Një mundësi është dhe një gatim special për të dashurin tuaj. Mos hezitoni që të provoni pasi të gjithë do e pëlqejnë atë që do bëni.
 
BINJAKËT
 
Një event social që do të mbani në shtëpinë tuaj mund t’ju frymëzojë që të bëni disa ndryshime në shtëpi. Do të vendosni të lyeni ose të shtoni disa piktura të reja. Sensi juaj estetik është i mirë dhe imagjinata ju ndihmon për këtë. Në fund, ju dhe të ftuarit tuaj do të jeni të lumtur nga rezultatet.
 
GAFORRJA
 
Sot do ju vijë një mesazh i gjatë dhe i dashur nga një grua, e cila ka gjasa të jetë nëna juaj. Nëse është letër, mund të jetë e gjatë disa faqe. Nëse është telefonatë, mund të zgjasë për disa orë. Provoni të ruani kohë të lirë gjatë ditës. Kushdo që është ky person, kontakti me ta do të sjellë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.
 
LUANI
 
Sot mund t’ju vijë një shumë e vogël parash, ndoshta falë përpjekjeve të një gruaje. Ju keni kohë që i prisni, kështu që do cliroheni kur ti keni në dorë. Dhe planet se ku do i shpenzoni këto para e keni planifikuar prej kohësh. Sido që të jetë, do të doni të festoni.
 
VIRGJERESHA
 
Energjitë e ditës së sotme do të sjellin sukses dhe të ardhura të mira. Mundësitë e reja mund të rrisin statusin tuaj. Ndoshta do të bëni disa miq të rinj, përfshirë dikë më të vjetër se ju, i cili mund të jetë partneri i ardshëm. Kjo do të jetë një ditë e mirë, duke nisur nga miqësia, romanca, edukimi dhe puna.
 
PESHORJA
 
Sot do të keni shumë imagjinatë dhe do ta fusni në punë për të krjuar dicka të madhe, e cila do shërbejë për të rritur interesat tuaja në biznes. Ditët e ardhshme mund të keni shumë punë dhe idetë e sotme do ju shërbejnë duke e bërë ngarkesën më të thjeshtë. Shkruani gjithcka ju vjen në mendje. Do të doni ti kujtoni të gjitha.
 
AKREPI
 
 Sot mund të takoheni me një të njohur femër që e keni njohur përmes një grupi. Deri në fund të ditës, ky person mund të kthehet nga njohje rastësore te një mik i fortë. Do të zbuloni se kjo grua nuk është vetëm një person i ngrohtë dhe i dashur, por gjithashtu prejardhjet e interesat tuaja janë tepër të afërta. Duhet të tregoni kujdes nëse flisni për biznes, pasi aty bëhet i ashpër!
 
SHIGJETARI
 
Mos u surprizoni nëse ndjeni tërheqje të madhe për një person që e keni takuar në punë. Mund të jetë thjesht miqësore ose dicka më shumë. Gjithcka duhet të bëni është të mos shfaqni emocionin që keni. Kjo ndjenjë mund të kalojë po aq shpejt sa vjen, ose personi mund të bëhet emocionalisht i padisponushëm! Kështu që, jini diskret për këtë pjesë.
 
BRICJAPI
 
Sot do kuptoni se keni një ndjenjë e fuqishme dashurie për dikë që jeton larg. Ky mund të jetë një person me të cilin njiheni profesionalisht. Nëse ka tërheqje nga të dyja palët, e gjitha do të kuptohet shpejt. Por mos u nxitoni. Lërini gjërat të ndodhin natyrshëm.
 
UJORI
 
Dashuria dhe pasioni mund të jenë në mendjen tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje dashurie, do të tërhiqeni nga dikush. Sugjeroni të dilni për drekë ose darkë bashkë dhe shikoni si do të shkojë biseda mes jush. Ndoshta nuk është ai/ajo që pëlqen.
 
PESHQIT
 
Nëse jeni beqarë, ju mund mund të takoni dikë që ju ka pëlqyer prej kohësh, por nuk ja keni shprehur. Nëse jeni të lidhur, do të mendoni për të ndonjë fejesë. Nëse jeni të martuar, do të mendoni të bëheni me fëmijë. Sido që të jetë situata dhe cfarëdo që po kërkoni tani, mendoni më të mirën tuaj. Me shumë mundësi, do e arrini atë që doni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 18:28

Prerja e flokëve në Kosovë është e lirë krahasuar me vende të tjera të Europës, ku në Zurich të Zvicrës për një shërbim të tillë duhet të paguani rreth 62 dollarë.
 

Postuar: 21/11/2019 - 15:54

Ky është momenti kur njerëzit gjenden befasishëm para një situate të sikletshme, derisa janë duke

Postuar: 21/11/2019 - 11:08

Të gjithë e dimë se ajo çfarë hamë çdo ditë e ngarkon organzimin tonë dhe shumica e ushqimeve nuk

Postuar: 21/11/2019 - 09:46

Eklipset do të ishin një gjë e së kaluarës nëse Hëna nuk do të ekzistonte.

Postuar: 21/11/2019 - 09:30

Astrologët nuk parashikojnë vit të mirë në 2020, në dashuri, për shenjat e Horoskopit që vijojnë

Postuar: 21/11/2019 - 08:48

Ndodhej në gjendje të dehur, britanikja 26 vjeçare Chloe Haiens 2 është përpjekur të hapë derën e