Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2019

Postuar: 11/07/2019 - 07:05

 Dashi

Sot jeta do t’ju ofrojë të njëjtën ndjesi sikur po mësoni biçikletën për herë të parë. Shijojeni këtë emocion si një fëmijë pa bërë shumë pyetje. Mund të jetë një raport i ri sentimental ose një vend i ri pune

Demi

Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar një rrugë tjetër në jetë. Nëse keni diçka që ju intereson, një hobi të ri, një karrierë të re, duhet ta ndiqni atë. Mos lejoni që mosha juaj, të ardhurat ose gjendja aktuale t’ju kufizojnë.

Binjakët

Të harxhosh të gjithë kohën duke kërkuar përgjigje për gjërat që ju ngatërrojnë nuk do t’ju lejojë të mësoni gjëra të reja! Përpiquni të fokusoheni te disa gjëra që kanë të bëjnë me profesionin tuaj.

Gaforrja

Çdo shqetësim që ndjeni për faktin se gjërat nuk janë sipas mënyrës që ju dëshironi nuk duhet të bëhet shkak për tensione. Në fakt kjo do të ishte humbje kohe. Përpiquni të pranoni diversitetin.

Luani

Të lindurit në këtë shenjë janë të gatshëm për t’i bërë gjërat pa humbur kohë. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të rregulluar një marrëdhënie të dëmtuar. Edhe në vendin e punës gjërat do të ecin me vrull.

Virgjëresha

Marrëdhëniet njerëzore janë gjithmonë të paparashikueshme dhe të komplikuara, por sot ju do të shikoni një imazh të ri në një nga miqësitë tuaja. Sa i përket një raporti sentimental, sot mund të merrni mesazhe të reja.

 

Peshorja

Vendosini kapak shpenzimeve tuaja tani për tani. Veprimet e tepruara mund t’ju mbajnë peng të gjërave që me të vërtetë doni më vonë. Vetëm për shkak se keni më shumë para tani nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha në të njëjtën kohë.

Akrepi

Sot është koha e përkryer për ju që të kaloni nga një pikëpamje emocionale e të menduarit, në një pikëpamje më analitike. Largohuni nga marrëdhëniet ku ndodheni aktualisht dhe do t’i shikoni gjërat në një mënyrë më të pastër, veçanërisht në punë.

Shigjetari

Sigurohuni që po bëni lëvizjen e duhur në kohën e duhur dhe mos lejoni që idealizmi juaj t’ju bindë se gjithçka do të funksionojë ashtu siç shpresoni. Ka ende disa gjëra të panjohura dhe duhet të prisni derisa ta kuptoni gjithë historinë para se të bëni një veprim.

Bricjapi

Do të ketë lajme të mira nëse së fundmi keni aplikuar për punë ose për shkollë. Një investim i mirë më në fund do të shpërblehet dhe kjo gjë do t’ju rrisë nivelin e besimit duke ju nxitur të kërkoni më shumë.

Ujori

Sot ju mund të arrini destinacionin tuaj, edhe pse ndoshta nuk do ta kuptoni këtë gjë. Me gjithë energjinë që keni, vizioni juaj është i paqartë për realitetin e situatës suaj. Pra, pritni gjërat sot dhe mos bëni ndonjë vendim të nxituar, veçanërisht sa i përket një investimi.

Peshqit

Përfundoni projektet e lëna në mes sa më shpejt që mundeni, sepse po përballeni me shumë shpërqendrim. Një mënyrë për ta mbajtur energjinë tuaj sa më të qëndrueshme është të hani shëndetshëm. Shmangni sheqerin ose yndyrën nga dieta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 18:51

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në një prej restoranteve të njohura të Nando’s në Skoci, pasi një çift u nxorën jashtë sepse nuk e përmbajtën dot veten në tualet.

Postuar: 18/09/2019 - 17:19

Dy të rinj kishin nisur një lidhje dashurie pa u takuar fizikisht, por duke folur në rrjetet soci

Postuar: 18/09/2019 - 11:50

Makinat në lagje ecnin shumë shpejt dhe rrezikonin jetën e nipërve dhe mbesave të kësaj gjysheje

Postuar: 17/09/2019 - 20:02

Planeti i zbuluar kohët e fundit nga Nasa , i ngjashëm me tokën quhet Kepler- 452B dhe ndodhet ja

Postuar: 17/09/2019 - 19:58

Policia në SHBA thotë se një çift kanë kryer seks në makinën e policisë pasi u arrestuan teksa ng

Postuar: 17/09/2019 - 15:42

Një mësues nga fshati Greme e Komunës së Ferizaj shihet duke dhunuar në orë të mësimit një nxënës