Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi ditor, 11 Shkurt 2019

Postuar: 11/02/2019 - 07:05

Dashi

Pas fundjavës së lënë pas, përgatituni për një të hënë të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë, të cilën duhet ta menaxhoni mirë, pavarësisht lodhjes që do të ndjeni.

Demi

Kjo e hënë parashikohet t’iu sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjatë kësaj dite, shëndeti do ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës, pasi keni nevojë për kujdes.

Binjakë

Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive, ndaj mos e lini t’iu ikë nga duart. Në dashuri, po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë, ku nuk do të keni asgjë pse të shqetësoheni.

Gaforrja

Në dashuri gjërat nuk ecin mirë, ndaj duhet të gjeni mënyrën si ti përballoni. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet, ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.

Luani

Edhe pse e hënë, bëni mirë të ngriheni herët dhe ta nisni javën siç duhet. Bëni kujdes ndaj ndonjë investimi të gabuar. Në dashuri, çdo gjë do të ecë më së miri dhe pa asnjë problem.

Virgjëresha

Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje, dashuri dhe në punë. Duhet të bëni kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.

Peshorja

Mund t’iu duket e çuditshme, por kjo e hënë do ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri, organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.

Akrepi

Në dashuri do të jetoni një ditë e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Kështu që tregojini më shumë vëmendje njeriut të zemrës, pasi mund ta keni lënë pas dore. Në punë, gjithçka shkon më së miri dhe nuk do ketë probleme.

Shigjetari

Puna juaj do ju dhurojë kënaqësi dhe financat do të vijnë duke u përmirësuar. Për ta mbyllur ditën më së miri, organizoni një pasdite të mbushur me blerje. Po ashtu mbrëmjen mund ta kaloni në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.

Bricjapi

Puna ju ka marrë shumë kohë, ndaj ka ardhur momenti që të merrni një periudhë pushimi, ndoshta një udhëtim disa ditor, shkruan noa.al. Kjo gjë do i bëj mirë edhe shëndetit, për shkak se nuk po kaloni ditë të mira.

Ujori

Jeni në fazë rikuperimi sa i takon sferës profesionale, ku keni kaluar një moment aspak të këndshëm. Në dashuri një person që ishte larguar prej jush po mundohet që t’iu afrohet, vlerësojeni mirë mundësinë.

Peshqit

Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur! Fatkeqësisht në dashuri, nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizimin e lidhjes

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 22:36

Freddy McConnell është një transgjinor që, biologjikisht, ka lindur femër dhe ka sjellë në jetë një fëmijë.
 

Postuar: 21/04/2019 - 16:44

Një tumor me peshë 15 kilogramë është hequr nga mitra e një adoleshenteje.

Postuar: 21/04/2019 - 14:54

 Nëse po mundoheni që të harroni një lidhje që sapo ka përfunduar, nuk këshillohet që ta kth

Postuar: 21/04/2019 - 13:26

James Leithart është emri i 28-vjeçarit nga Shtetet e Bashkuara, i cili la qytetin e Nju Yorkut p

Postuar: 21/04/2019 - 13:06

Hu Hai është 68 vjeç, por tregon 20 vjeç.

Postuar: 21/04/2019 - 12:16

 E premtja e mirë shënon nisjen e festimit të Pashkëve, por për të rinjtë dhe të rejat në Br

Postuar: 21/04/2019 - 11:10

Një djalë 5-vjeçar dëshironte të porosiste ushqime te McDonald's, por një gabim bëri që ai të