BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Lifestyle

Horoskopi javor nga Paolo Fox, këto janë shenjat më fatlume gjatë datave 23-29 maj

Horoskopi javor nga Paolo Fox, këto janë shenjat më fatlume

DASHI: Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje, por gjithsesi e suksesshme. Do të ketë ditë që do të bini në plogështi, por mos e humbni përqendrimin nga punët dhe jeta juaj personale. Një dramë e së shkuarës mund të kthehet sërish në vëmendjen tuaj, duke jua prishur gjumin e natës. Kërkoni ndihmë dhe mjaft u hoqët sikur problemi nuk ekziston.

Nga e premtja e në vazhdim situata mund të përmirësohet, prandaj mos u dorëzoni. Mos u ndikoni nga të tjerët dhe kujdesuni për fizikun tuaj. Mos konsumoni alkool dhe cigare, pasi nuk ju dëmtojnë vetëm shëndetin, por edhe xhepin.

DEMI: Do të përjetoni momente të vështira, por këto ju bëjnë më të fortë. Ndjeni se po ju shfrytëzojnë dhe i druheni së ardhmes. Jo më kot po e jetoni jetën si t’ju vijë. Por duhet të merrni frerët në dorë, përndryshe do të pendoheni për zgjedhjet që keni bërë. Mbani disiplinën dhe kushtojuni rëndësi hollësive.

Punoni fort, sepse vetëm kështu mund ta përmirësoni jetën tuaj. Tregohuni racionalë në zgjidhjen e problemeve dhe mos bëni panik. Në fundjavë do ta merrni veten, por lejojani vetes një pushim.

BINJAKËT: Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer. Problemet shëndetësore dhe familjare që keni përjetuar së fundmi, tashmë i përkasin së shkuarës. Ndodh që shpesh ju keqkuptojnë, mbase kureshtja juaj merret për naivitet. Gjatë javës mund të fitoni terren.

Mund të mbyllni marrëveshje interesante ose t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike. Situata në familje do të jetë e mirë, edhe pse jo të gjithë jetojnë në një ambient pozitiv. Beqarët mund të hedhin një sy rrotull dhe të pranojnë ftesat që do t’ju vijnë. Shijojeni jetën, por mos harroni se shëndeti vjen mbi gjithçka.

GAFORRJA: Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Do të ndiheni mjaft energjikë dhe kjo do të favorizojë më shumë ata që kanë një punë krijuese. Do t’ju ftojnë nëpër evenimente të ndryshme, martesa, ditëlindje apo ceremoni pagëzimi. Do të shpenzoni ca para, por nuk mund të punoni vetëm për të kursyer. Ndoshta mund t’i jepni një mundësi të dytë një personi që ju ka lënduar.

Do të mundoheni t’i shmangni sa më shumë debatet. Çiftet që janë në krizë do ta përmirësojnë marrëdhënien, por kujdes të mos përsëritni gabimet e së shkuarës. Kujdesuni për shëndetin, pini sa më shumë ujë dhe flini gjumë mirë.

LUANI: Prireni që të jeni pesimistë dhe kjo ndikon edhe te njerëzit përreth jush. Prandaj ndryshoni sjellje dhe mos u hiqni më si viktima. Mos e ngatërroni punën me jetën personale, përndryshe do të humbisni diçka. Sigurisht që është e vështirë të buzëqeshësh kur ke probleme ekonomike.

Bëni të pamundurën që problemet tuaja të mos rëndojnë mbi fëmijët dhe prindërit e moshuar. Kujdesuni për shëndetin dhe për punët tuaja. Më mirë të veproni me kujdes, sesa të merreni me ndreqjen e dëmeve. Çiftet do të përjetojnë një fundjavë pasionante. Edhe për beqarët do të ketë të reja.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë interesante, prandaj përvishuni punës dhe mos mendoni se jeta juaj ka marrë tatëpjetën. Çmimet e larta dhe faturat e shumta do të ndikojnë në gjendjen financiare. Ju mund të përpiqeni ta ndryshoni gjendjen duke punuar fort ose të ankoheni e të shtrëngoni rripin.

Mos ua vini veshin komenteve negative, sepse problemin nuk e keni ju, por personi që i bën komentet. Zakonisht, kush vjell vrer dhe drejton gishtin po përpiqet t’u ngarkojë të tjerëve problemet e veta. Bëni kujdes me dietën, shmangni ushqimet e dëmshme, alkoolin dhe duhanin.

PESHORJA: Përpiquni që të punoni fort gjatë kësaj jave, sidomos nëse pritet që të ketë ndryshime në familjen tuaj. Këto vitet e fundit kanë qenë të vështira për ju. Ndoshta keni pasur probleme në dashuri për shkak të largësisë së dikujt.

Çlirohuni nga gjërat negative në jetën tuaj. Nëse keni një punë që nuk ju shpërblen siç e meritoni, që ju shteron energjitë, atëherë mendoni që ta lini ose delegojini detyrat e parëndësishme, por që ju hanë shumë kohë. Ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, mjafton që të tregoheni mendjehapur. Ata që vazhdojnë ende studimet po përjetojnë këto kohë ankthin e provimeve. Kushtojini rëndësi dietës dhe mos harroni se mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

AKREPI: Sa herë që mbyllet një derë, hapet një dritare. Në këtë periudhë mund të keni ndryshime në jetën personale ose profesionale. Ndoshta keni humbur një njeri të dashur ose keni pasur probleme shëndetësore, ose ekonomike. Këtë javë do t’ju ofrohen armët më të mira për të luftuar betejat tuaja. Nëse doni të përmirësoni jetën tuaj, duhet të punoni shumë.

Asgjë nuk bie nga qielli, prandaj mos humbisni kohë. Tregohuni pozitivë dhe mbani disiplinën. Mos ia lini gjërat rastësisë, por planifikojeni gjithçka me hollësi. Në të tilla raste ju ndihmon pasja e një agjende. Delegoni gjërat e parëndësishme dhe mos pretendoni shumë nga vetja. Kushtojini rëndësi shëndetit.

SHIGJETARI: Me ardhjen e stinës së verës, njerëzit e humbasin interesin për gjërat e përditshme dhe kanë tendencën ta marrin jetën si t’u vijë. Por, një mënyrë e tillë të jetuari mund të sjellë të papritura dhe probleme. Mos bëni si bëjnë të tjerët dhe tregohuni të arsyeshëm.

Besojini instinktit tuaj dhe kur keni dyshime drejtojuni profesionistëve. Telashet nuk kanë të sosur, pasi dhe shpenzimet do t’ju shtohen. Pyeteni veten nëse ju nevojitet vërtet t’i bëni disa blerje ose të bëni pushime aq të shtrenjta. Mjafton që të caktoni përparësitë tuaja. Në këto kohë libri do t’ju bëhet shoku më i mirë.

BRICJAPI: Do të keni këtë javë probleme me aparatin tretës, sidomos nëse jeni nga ata njerëz që konsumoni ushqime të gatshme. Kujdesuni shumë për shëndetin gjatë këtyre ditëve dhe mos nxirrni justifikime të kota. Dikush mund t’ju ketë për zemër.

Për beqarët parashikohen të reja në sferën personale, ndërsa ata që janë të përfshirë në një lidhje do të bëjnë plane afatgjata. Ata që kanë një aktivitet privat mund të kenë nevojë për një hua. Kush është i papunë, duhet të kërkojë patjetër një punë, qoftë dhe me kohë të pjesshme. Një vizitë tek estetisti do t’jua gjallërojë mendjen dhe trupin.

UJORI: Kjo do të jetë një javë shumë e ngarkuar me punë. Nuk keni kohë për të humbur. Mes familjes, punës dhe studimeve, përgjegjësitë duket se nuk kanë të sosur. Kujdes të mos stresoheni më kot. Mundohuni që t’i balanconi gjërat. Dikush mund t’ju kontaktojë për t’ju kërkuar një këshillë ose një nder.

Shumë shpejt do t’i jepni zgjidhje një problemi që ka lidhje me pronat e patundshme. Ndiqni instinktin, nëse nuk ndiheni shumë në formë. Ata që kanë nën kujdes fëmijë dhe prindër të moshuar, do të jenë shumë të zënë. Fundjavën kalojeni në shoqërinë e familjarëve, ndoshta duke frekuentuar restorantet ose qendrat tregtare.

PESHQIT: Ju pret një javë e rëndësishme. Pas ditëve të tëra të mbushura me detyrime e përgjegjësi, tani mund ta ulni pak ritmin. Mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Jeni njerëz të vështirë dhe prandaj nuk shkoni mirë me të gjithë. Ata pak miq që keni, i keni shokë për kokë.

Mundohuni ta ekuilibroni mirë punën, studimet dhe jetën tuaj personale. Kushtojini më shumë kohë leximit, sepse të qetëson shpirtin. Keni pasur së fundmi probleme ekonomike, prandaj kufizojini shpenzimet. Mbyllini marrëdhëniet me njerëzit toksikë dhe mos i jepni llogari askujt për vendimet që merrni. Kushtojini rëndësi dietës dhe merruni me sport.