Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi/ Njihuni me shenjat që duhet të kenë kujdes nga tersi

Postuar: 20/09/2018 - 12:20

Dashi

Duhet të nisni të zgjeroni horizontet tuaja dhe të zbuloni ndonjë mundësi të re e cila do ju lejojë që të përfshiheni maksimalisht në punë. Do të jeni gjithë vullnet dhe karizmatik, ndaj mos u druani të riktheheni në lojë. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi të vogël në dashuri.

Demi

Parashikohet një ditë e cila ju sheh dembelë dhe të rënë moralisht, ndoshta për shkak të mungesës së stimulit të duhur për të marrë në dorë situatën dhe projektet e braktisura prej kohësh. Nga pikëpamja ekonomike parashikohen çështje mjaft të frytshme.

Binjakët

Kjo e enjte është mjaft e rëndësishme për të vënë në provë ndjenjat tuaja, sidomos nëse prej pak kohësh jeni përfshirë në një lidhje. Mos lejoni që të përfshiheni nga ankthi, i cili ju ka acaruar me partnerin/en. Në vendin e punës parashikohen suksese të mëdha.

Gaforrja

Është një mundësi shumë e mirë për të treguar krijimtarinë tuaj, sidomos nëse në vendin e punës jeni në kërkim të burimeve të reja të frymëzimit apo jeni në prag të nisjes së një rrugëtimi shumë premtues. Këshillohet që në mbrëmje të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes.

Luani

Në këtë moment mund të stimulohet një bashkëpunim mjaft i frytshëm i cili do ju lejojë që të arrini një objektiv mjaft të rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale. Mundohuni që në familje të jeni më të pranishëm.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë e cila ju fton që të mos përhumbeni në zgjedhjet e bëra në të kaluarën, por të përqendroheni në vendimet që duhet të merrni tani, sidomos sa i takon stilit të jetës. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar dhe drastik.

Peshorja-Do të jeni mjaft të angazhuar në zgjidhjen e konflikteve apo vonesave profesionale, të cilat gjithsesi do arrini që ti përballoni me guxim. Mundohuni që të jeni sa më shumë krijues, edhe në dashuri, në mënyrë që të zgjoni bashkëpunimin në çift.

Akrepi

Këshillohet që ti kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave tuaja, sidomos nëse së fundmi keni pësuar një zhgënjim të madh. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen përgjigje dhe konfirmime të rëndësishme.

Shigjetari

Duhet të ripërkufizoni, shumë nga projektet tuaja dhe kjo ndoshta për shkak të një të papriture apo një ndryshim ideje, gjë që do ju marrë kohë. Në dashuri duhet të mundoheni të jeni më të sinqertë me veten tuaj dhe partnerin/en. Do ju duhet të kuptoni se çfarë kërkoni nga një lidhje, ndaj është mirë që të diskutoni.

Bricjapi

Kohët e fundit jeni përfshirë nga shumë paranoja, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë xheloz në raport me partnerin/en, në mënyrë që të mos ushqeni acarime të tjera. Duhet të jeni më të përqendruar në çështje që kanë të bëjnë me punën dhe investimet.

Ujori

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për gjithë ata që kanë dëshirë të arrijnë objektivin e tyre. Përqendrohuni maksimalisht në qëllimin tuaj dhe mundohuni të jeni të vendosur për të marrë të gjithë suksesin e merituar. Horoskopi i kësaj të enjteje, ju fton që të mos lodheni shumë nga pikëpamja fizike.

Peshqit

Sharmi juaj do të jetë maksimal, ndaj nuk përjashtohen zhvillime të mëdha pozitive në sferën e ndjenjave. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm dhe të mos druheni të shpreheni, sidomos nëse jeni në një lidhje që zgjat prej kohësh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 11:16

Në stafin e punës ka dhe nga ata që nuk  ju pëlqejnë dhe diçka me siguri e keni bërë.Ndoshta nuk e ke kuptuar se çfarë ka ndodhur, por mund të kesh krijuar vese që janë aspak profesionale për një vend pune.

Postuar: 23/10/2018 - 09:11

Nëse ke filluar t’i dallosh fijet e para gri në të 30-at ose nëse jo deri në të 50-at (lum

Postuar: 23/10/2018 - 09:10

Jo të gjitha thuhen! Veçanërisht nëse të lëndojnë.

Postuar: 23/10/2018 - 07:06

Dashi-Marrja e një roli drejtues do ju vijë natyrshëm, për shkak se ju prireni të jeni disi autor

Tendenca e re e stimulimit të trurit për të përmirësuar memorien, a do ta bënit?

Postuar: 22/10/2018 - 22:45

Me disa tela e sfungjerë, ndoshta dhe në kushte shtëpiake, njerëzit po përpiqen të ndërhyjnë në

Postuar: 22/10/2018 - 20:14

Kjo javë ka si fenomen thelbësor hënën e Plotë e cila nuk është aq e shndritshme dhe e këndshme,

Studimi: Ujërat e Marsit mund të mbështesin jetën

Postuar: 22/10/2018 - 19:50

Shkencëtarët njoftojnë së fundmi se në ujërat tokësore të planetit të kuq mund të ketë oksigjen