Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi për ditën e sotme, 17 shkurt 2018

Postuar: 17/02/2018 - 09:20

Dashi
Nganjëherë jeni shumë të shpejtuar dhe drastikë. Bën mirë ta merrni parasysh këtë gjë, sepse ndodh që persona rreth jush të shqetësohen. Vazhdoni të angazhoheni për punët profesionale, por lejojini vetes edhe pak kohë të lirë dhe shijoni emocione të ndryshme nga e zakonshmja.

Demi
I keni idetë e qarta. Doni një raport sentimental të qëndrueshëm dhe do të angazhoheni për ta realizuar. Do të arrini rezultatin e dëshiruar. Do t’ia dilni më në fund të bëni gjënë e duhur dhe në drejtimin e duhur. Suksesi është i garantuar.

Binjakët
Për shkak të Uranit kundra, bëni kujdes nga marrëveshjet e bëra dhe padituria juaj në situata pak të qarta. Por mos reagoni në mënyrë të tepruar. Me Hënën jo shumë të favorshme, sot do të ndiheni të pushtuar nga mëdyshje që do të bëjnë të jini të paqartë.

Gaforrja
Me mbështetjen e Hënës mike përfitoni për të pasur qetësi në çift, pas një periudhë kontradiktash. Mos shkaktoni zënka të kota me partnerin, mos e tejkaloni cakun me kërkesa tekanjoze!

Luani
Sot me ogurin e mirë nga qielli të Venusit, Marsit, Jupiterit dhe Uranit, do të përjetoni gjëra të reja pozitive në fushën e dashurisë. Keni nevojë të ndryshoni, të bëni gjëra të reja, të sillni ndryshime në ekzistencën e juaj.

Virgjëresha
Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura, që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Peshorja
Nuk do të mungojnë diskutimet me të afërmit dhe për rrjedhojë, sqarimet. Duhet të tejkaloni një këndvështrim shumë personal të çështjeve familjare. E mira është të marrësh në konsideratë të mirat e të këqijat e veprimeve tuaja, por kjo nuk duhet të kthehet në një pengesë.

Akrepi
Në qiellin tuaj Hëna do t’ju bëjë të kuptoni se nga kanë ardhur disa tensione ekzistuese në shtëpi si edhe do t’ju mundësojë t’i zgjidhni. Do të gjeni zgjidhje të papritura për probleme që ju kanë bërë të ndiheni të bllokuar, duke bërë të merrni frymë lirisht.

Shigjetari
Për sa u përket ndjenjave, duhet të zgjidhni me zgjuarsi personat që frekuentoni, nëse nuk doni të humbni kohë me lidhje që nuk ju përmbushin. Do të kuptoni se realiteti, të cilit me raste prireni t’i shmangeni, është më i mirë sesa ëndërrimi.

Bricjapi
Në çështje familjare duhet të punoni për të harmonizuar kërkesat e ndryshme, që rrezikojnë të bien ndesh me njëra-tjetrën. Mësoni të dëgjoni më shumë të tjerët. Nëse nuk arrini të gjeni një marrëveshje të kënaqshme, mos u nxitoni, më mirë të ndryshoni vendimin.

Ujori
Nëse jeni duke jetuar një histori të bukur dashurie, bëni kujdes për të mos komplikuar atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Kush është beqar ka mundësi të shkëlqyera për një takim të këndshëm. Organizoni një shëtitje në natyrë për të medituar mbi zgjedhjet tuaja më të fundme.

Peshqit
Favorizimi nga Jupiteri do t’ju sigurojë mbështetjen e miqve tuaj të besuar, me të cilët mund të ndani përvoja të bukura dhe idetë më frymëzuese. Miqtë do t’ju ndihmojnë edhe për zgjidhur çështje të mërzitshme praktike. U jini mirënjohës.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:50

Mësuesja e shkencave, Lanie Bakeberg së fundmi ka dhënë disa këshilla për përdoruesit e ‘Quora-s’ se si ta rrisni kapacitetin mendor dhe të bëheni persona më inteligjentë.

Postuar: 23/06/2018 - 23:36

Shpesh për disa femra është e pamudnur arritja e një gjatësie të dëshiruar flokësh.

Postuar: 23/06/2018 - 23:05

Domethënë ai i kishte dhënë like në Facebook fotot së vitit 2016 të shoqes së ish-të dashurës?

Postuar: 23/06/2018 - 22:44

A është e mundur që meshkujt të kenë frikëra sekrete? Ata duken aq të fortë dhe të vendosur!

Postuar: 23/06/2018 - 22:23

Krijimi i shoqërive të reja nuk është proces edhe aq i lehtë.Ka shumë gjëra që duhet t’i ke

Postuar: 23/06/2018 - 21:50

Dijeni se temperatura e ulët me të cilën lani rrobat do të sjellë insekte kudo nëpër shtëpinë tua

Postuar: 23/06/2018 - 20:56

Rezultatet e para të vrapimit shihen pas katër javësh praktikë konstante.