Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Horoskopi sipas Paolo Fox, 20 prill 2019

Postuar: 20/04/2019 - 09:18

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do ju dhurojë energji të mëdha. Ata që bëjnë një punë të pavarur do të përballen me mundësi të shumta. Në dashuri, mundohuni që të vendosni objektiva konkretë, edhe pse kur fiksoheni pas diçkaje e keni të vështirë që të ndryshoni mendim. Sa i takon fushës së ndjenjave do të jetoni momente pasioni.

Demi

Gjatë kësaj fundjave do të bënit mirë që të rrethoheshit nga personat e duhur. Edhe për gjithë ata që kanë përjetuar momente tensioni, nuk do të mungojnë përkëdhelitë. Këshillohet që të tregoni kujdes lidhur me virozat e stinës.

Binjakët

Qysh prej kësaj të shtune, Venusi nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj. Do të nisni një rrugë më të qetë, e cila do ju ofrojë mundësi të shumta në vendin e punës. Do të arrini të bëni diçka, të cilët nuk e kishit bërë më parë.

Gaforrja

Kjo fundjavë do të jetë mjaft interesante sa i takon sferës emocionale. Raportet në çift do të jenë mjaft të favorshme, duke arritur që të kalojnë çdo krizë.

Luani

Për gjithë ata çifte që po planifikojnë një shtatzëni apo zyrtarizimin e një lidhje, ky është momenti i duhur, pasi Venusi i mbështet. Edhe takimet e reja janë mjaft interesante. Ndërkohë parashikohen zgjidhje të rëndësishme lidhur me jetën tuaj.

Virgjëresha

Parashikohet një fundjavë e mbushur me fuqi të mëdha. Hëna do të sjellë një sërë avantazhesh dhe do të keni dëshirë për të ndërtuar diçka të rëndësishme. Çiftet të cilat duan ta çojnë një hap përpara lidhjen, mund të guxojnë pa frikë.

Peshorja

Është mjaft e rëndësishme që të tregohet kujdes ndaj raporteve me të tjerët, pasi parashikohen tensione të forta. Të matur duhet të tregoheni edhe me debatet e kota, pasi nuk do i përballoni dot polemikat.

Akrepi

Yjet do ju ndihmojnë që të rigjeni qetësinë në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës në shenjën tuaj. Kjo fundjavë mund t’iu dhurojë disa avantazhe më shumë, por nuk është një fazë pasionante. Ndërsa ata që janë vetëm vështirë se do të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Shigjetari

 

Do të keni një dëshirë të madhe për të dalë nga rutina që ju shoqëron. Ndoshta është më mirë që të pranoni se keni gabuar dhe të hiqni dorë nga disa projekte profesionale që nuk ju përshtaten.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për ta jetuar një lidhje në çift, në mënyrë më të kujdesshme. Do të keni dëshirë që të rrethoheni nga njerëz simpatikë dhe pozitiv. Saturni vijon të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj, duke bërë që të reflektoni më shumë në gjërat ku keni gabuar, në mënyrë që të ecni më para.

Ujori

Venusi në shenjën tuaj do të zhbllokojë gjithë emocionet që ju shoqërojnë. Kjo fundjavë do të jetë mjaft e mirë për tu relaksuar, shkruan noa.al. Bëni kujdes me fjalët që do të thoni, në mënyrë që të shmangni polemikat e kota, sidomos në çështjet familjare.

Peshqit

Gjatë kësaj fundjave bëni mirë që të vendosni në vendin e tyre disa gjëra. Është koha për ti dhënë drejtim një raporti në çift. Ndoshta jeni të tërhequr nga persona të tjerë, ose po ndaheni në mënyrë të dhimbshme. Me gjasë po përjetoni një moment vuajtjeje në dashuri. Kjo do të bëjë që të jeni disi të përhumbur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 08:29

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 21 gusht 2019 . Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Postuar: 20/08/2019 - 23:57

Astrologë thonë se dy shenjat e Horoskopit që vijojnë si më poshtë, i japin fund marrëdhënieve në

Postuar: 19/08/2019 - 18:20

Jo vetëm depresion por edhe simptoma të tjera të shëndetit të keq mendor, nga ankthi tek pagjumës

Postuar: 19/08/2019 - 16:39

Kjo javë e parafundit e muajit gusht do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme për shumë prej

Postuar: 18/08/2019 - 22:45

Nëse mendoni se femrat i zgjedhin partnerët nga bukuria e keni gabim.