Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hoxha: Gratë që nuk kryejnë marrdhënie me burrin e tyre do të mallkohen

Postuar: 12/09/2018 - 13:49

Një hoxhë në Australi ka deklaruar se është mëkat nëse gruaja refuzon bashkëshortin për të bërë seks. Nassim Abdi, gjatë predimikimit në një xhami në Sidnei, tha se gruaja do të jetë e mallkuar nëse ajo refuzon pa arsye që të kryejë marrëdhënie me burrin e saj.

“Nëse bashkëshorti i kërkon që të qëndrojnë në momente intime dhe nëse gruaja nuk ka arsye legjitime për të refuzuar, atëherë duhet t’i përgjigjet kërkesës së burrit. Nëse refuzon, atëherë ka kryer një mëkat të madh. Nëse burri e kërkon në shtrat bashkëshorten dhe ajo e refuzon, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë deri sa të zgjohet”, tha ai.

Abdi predikon një version fundamentalist të Islamit Salafist të Arabisë Saudite, që mbron gjithashtu ligjin e Sheriatit.

Pas këtyre deklaratave, kanë shprehur shqetësim feministët dhe Prokurori i Përgjithshëm. Ndërsa një profesoreshë në Universitetin e Macquarie, e cilësoi predikimin e hoxhës si gjuhë urrejtje.

“Ky fjalim duhet të hetohet. Unë besoj në lirinë e fjalës, por besoj edhe në kufijtë e lirisë së fjalës. Në këtë vend është kundër ligjit teoria që hoxha po mbron. Kjo është një formë e gjuhës së urrejtjes”, tha ajo.

Një tjetër akademik, profesor Lumby u shpreh se predikimi i hoxhë Abdi mund të inkurajojë burrat myslimanë për të kryer dhunë në familje.

Prokurori i Përgjithshëm tha se këto deklarata janë objekt i punës së policisë.

“Seksi jo me dëshirën e të dy partnerëve është një krim i rëndë dhe duhet të raportohet në polici. Respekti për të gjitha gratë është një vlerë thelbësore për shoqërinë australiane. Pikëpamjet e shprehura nga ky predikues janë të neveritshme”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 20:33

Një modele ruse është burgosur, pasi u hodh nga ballkoni i katit të katër në një hotel në Dubai, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte përdhunimit nga shefi i saj.

Postuar: 24/09/2018 - 19:46

“Burri më kapi para dy vitesh duke bërë dashuri me djalin e tij, dhe prej asaj dite jeta im

Postuar: 24/09/2018 - 19:40

Ka disa tema për të cilat ju thjesht nuk ndaloni së foluri.

Postuar: 24/09/2018 - 19:33

Unë jam nënë e dy vajzave binjake dhe pjesa më e vështirë e jetës sime ishte kur zbulova që bashk

Postuar: 24/09/2018 - 18:04

Ngjyra e gjelbër është një ngjyre e afert me ngjyren e kuqe.

Postuar: 24/09/2018 - 17:47

Shkencëtarët po konsiderojnë futjen e një kategorie të re të gjashtë të stuhisë, duke parashikuar

Postuar: 24/09/2018 - 17:44

Burra që ju lejohet të martohen me disa gra, hareme, mungesa e arsimimit, diamante dhe shami që s