BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Lifestyle

“I kam mbajtur një sekret të tmerrshëm për 23 vjet bashkëshortit”/ 45-vjeçarja i bën rrëfimin tronditës psikologes për fëmijën e saj të parë: Mos duhet ta merrni këtë sekret me vete në varr?

“I kam mbajtur një sekret të tmerrshëm për 23 vjet

Një 45-vjeçare ka jetuar me një sekret të madh për 23 vite me radhë. Pas një zënke me ish-bashkëshortin, ajo vendosi të kryejë marrëdhënie seksuale me një mashkull të panjohur.

Pavarësisht se nuk ruajti kontakte me të, ajo mbeti shtatzënë. U martua me ish-partnerin pak muaj më vonë, dhe më pas erdhi në jetë djali. Pas disa vitesh, ajo u bë sërish nënë dhe solli në jetë djalin e dytë. Mirëpo, me kalimin e viteve, ndryshimet në pamjen e jashtme të djemve bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Çdo ditë ajo pyet veten nëse djali i madh është i atij burrit me të cilin shkoi për një natë të vetme. Ja rrëfimi i plotë:

Kam bërë një gabim të madh shumë vjet më parë që mund të shkatërrojë familjen. Jam 45 vjeç, e divorcuar dhe me dy fëmijë. Ish-partneri dhe unë kemi ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Kemi dy djem, të moshës 22 dhe 21 vjeç. Por i kam mbajtur një sekret të tmerrshëm për 23 vjet.

Pas një periudhe të vështirë që po kalonim në marrëdhënien tonë, unë shkova me një djalë tjetër për një natë. Kurrë nuk i thashë për këtë partnerit dhe nuk e kam takuar asnjëherë më djalin me të cilin bëra seks.

Por disa muaj më vonë, zbulova se isha shtatzënë me djalin tim të madh. Doja me dëshpërim që të ishte i partnerit tim dhe e mbajta bebin. Linda një djalë të bukur. Menjëherë pas kësaj, ne u martuam.

Jo shumë kohë më pas, erdhi fëmija ynë i dytë. Por teksa rriteshin, vura re se nuk ngjajnë fare me njëri-tjetrin. Djali im i dytë ka trup të madh si i ati dhe flokë të errët, me onde. Djali i parë është i ka flokët e drejta dhe është i dobët.

Ish-burri im mendon se djali i madh më ngjan mua, kështu që kurrë nuk ka dyshuar se diçka nuk shkon në këtë mes. Por diçka më thotë se ai nuk është babai biologjik i djalit.

Nuk di çfarë të bëj. Nëse i them ish-burrit dhe djalit tim, ata do të shkatërrohen dhe kjo mund t’i shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet tona përgjithmonë. Mund të humbas dashurinë e fëmijëve të mi”.

Duhet të mendoni mirë se çfarë do të fitoni nëse e zbuloni këtë sekret, për të cilin thoni se askush tjetër nuk e di dhe ka shumë pak gjasa që të dalë në dritë pas 23 vitesh. Të qenit i sinqertë do të heqë peshën e madhe që ndërgjegjja juaj mban aktualisht. Por do ta vendosni barrën e së vërtetës dhe dhimbjen mbi djalin dhe ish-bashkëshortin tuaj.

Nuk mund të mbështeteni vetëm tek pamja e jashtme kur bëhet fjalë për atësinë. Mënyra e vetme për t’u siguruar është përmes një testi ADN-je. Nga ana tjetër, djali juaj meriton të dijë se kush është në të vërtetë dhe të kuptojë trashëgiminë e tij gjenetike. Por ish-partneri juaj do të jetë gjithmonë babai i djalit tuaj.

Mendohuni mirë: A është gjithmonë gjëja e duhur të thuash të vërtetën? Apo duhet ta merrni këtë sekret me vete në varr?“.

“I kam mbajtur një sekret të tmerrshëm për 23 vjet