Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Lifestyle

I përpiu stuhia, vogëlushët tregojnë peripecitë dhe se si mundën të mbijetonin

I përpiu stuhia, vogëlushët tregojnë peripecitë dhe se

Një 7-vjeçar nga Alaska, i cili u zhduk së bashku me tre kushërinj të tij pas një stuhie, tregoi se si mundën të mbijetonin. Ethan rrëfeu nga spitali se ai dhe kushërinjtë e tij bënë të pamundurën që të mbijetonin.

Ethan Camille, 7 vjeç, dhe kushërinjtë e tij, Christopher Johnson, 14 vjeç, Frank Johnson, 8 dhe Tery Camille, 2 vjeç, u zhdukën javën e kaluar gjatë një udhëtimi me një makinë bore në pjesën rurale të Alaskës. Ata kaluan natën së bashku, jashtë në të ftohtë para se të shpëtoheshin të nesërmen rreth 20 milje larg fshatit të tyre Nunam Iqua.

“Në fillim tentuam të gjenim një rrugë për në shtëpi, por nuk ia dolëm. Kishim shumë ftohtë dhe gërmuam gjatë gjithë kohës duke hapur një vrimë dhe u futëm nën të, -tha Ethan.