BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Lifestyle

Ishte modele, refugjatja ukrainase joshi pronarin e kompanisë të linte familjen (FOTO)

Ishte modele, refugjatja ukrainase joshi pronarin e kompanisë të linte

Në pamje shihet modelja amatore ukrainase e cila raportohet se joshi pronarin e kompanisë britanike ‘Wonga’, Haakon Overli të linte gruan e fëmijët e tij, pasi e pranuan në shtëpi si refugjatë nga lufta.

E përditshmja Daily Mail shfaqte sot fotot e 39 vjecares Mariia Polonchuk, 39, që sipas tyre tregoi një tjetër fytyrë të nënës së tre fëmijëve që më herët kishte shkruar një libër gatimi në Ukrainë.

Më herët rrjeti britanik raportonte se Mariia kishte nisur një marrëdhënie me milionerin 52-vjeçar Overli pasi u largua nga lufta në Ukrainë me djemtë e saj, dhe u vendos në vilën 3 milionë paundëshe të Overli në rajonin Surrey.

Pak pas mbërritjes në Britani, Mariia shihej në foto me deputetin e zonës dhe ish-ministrin e shëndetësisë Jeremy Hunt, i cili shkruante: “Gëzohem që u takova me ukrainasen që pritet në familjen vendase, e cila organizoi një festë të vogël për ta”.

Ndërsa ish-partneri i Mariia, Andrey Sheldunov babai i tre fëmijëve të saj, punon ende si fotograf në Kiev i specializuar në portrete dhe nudo, sikurse ka punuar më parë me Mariia në modelimin e veshjeve të banjës.

Të dhënat e saj në rrjetet sociale tregojnë se ajo është ‘natyrale’ para kameras, duke u rrotulluar në mënyrë joshëse në rërë, ose duke dalë nga uji në plazh.

Nuk është e qartë nëse ajo dhe Andrey janë martuar, por janë partnerë prej kohësh teksa kanë bashkë fëmijët Grigory, 18 vjeç, Maxim dhe 12-vjecarin Korney që mbajnë mbiemrin e tij.

Andrey ka qenë gjithashtu bashkëautori i librit të gatimit me Mariia dhe duket se kishin një jetë të rehatshme para luftës, me foto pushimesh në vendndodhje të ndryshme.

Djali i tyre Korney është i talentuar në violinë dhe mëson në një shkollë të shtrenjtë prej moshës gjashtë vjeçare.

Ndërsa biznesmeni Overli, ish kreu i kompanisë së falimentuar të huave Wonga, llogaritet se zotëron rreth 5 milionë paundë dhe ka lobuar me qeverinë për pranimin e refugjatëve ukrainas.

Ardhja e Polonchuk në Britani duket se i ka kursyer shërbimin ushtarak djalit të saj 18 vjeçar.

Disa javë pasi familja u bashkua me atë të milionerit 52 vjeçar Overli, ky i fundit u largua nga shtëpia bashkë me familjen e re refugjate, duke lënë prapa gruan Imogen, 46 vjeçe dhe fëmijët e tyre që janë në moshë shkolle.