BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Ja ç'duhet të bëni para se të merrni rreze dielli që t’ju zgjasë ngjyra çokollatë!

Ja ç'duhet të bëni para se të merrni rreze dielli

Për shumëkënd vera mund të jetë stina më e ‘’urryer’’ e vitit sidomos nëse ju duhet të punoni ndërkohë që të tjerët pushojnë, të ecni në këmbë në pikun e diellit, të mos keni kondicioner a ventilator në shtëpi etj. Urojmë që personat e mësipërm të jenë sa më të paktë në numër pasi vera është sinonim i detit dhe diellit, pra i kënaqësisë. E nëse keni pak orë që keni nisur pushimet, lexoni këshillat e mëposhtme nëse doni që të keni një nxirje perfekte këtë verë:

1.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta: Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.

2.Ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë. Sigurisht që mbretërit e tryezës janë produktet e detit, por janë të tjera ushqime ato që ju ndihmojnë të keni një nxirje perfekte këtë verë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.
3.Bëni dy-tre herë në javë scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrub-in e mësipërm.

 

4.Mos u ekpozoni gjatë orëve të nxehta të ditës: ‘’Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxhihem’’. Kjo s'është aspak e vërtetë pasi jo vetëm që nuk do të keni rezulatin e dëshiruar që në këtë rast është nga e nxira në të kuqe, por rrisni mundësinë për të patur njolla kafe, akne dhe djegie të shkallës së parë e të dytë. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12.00-16.00.
5.Përdorni krem dielli dhe jo vajra natyralë: Në qoftë se keni kohë që nuk bëni pushime me familje, me siguri e keni humbur ‘’gjenialitetin’’ e të gjitha nënave shqiptare : vaji i ullirit. Nuk ka rëndësi nëse e mbajnë në shishen e një vaji lëkure që nuk përdorni më, apo e kanë marrë direkt nga shtëpia në shishe plastike, vaji i ullirit nuk duhet të mungojë nën çadër. Megjithatë duhet të dini që ai jo vetëm që nuk ndihmon nxirjen, por nëse e përdorni që në daljet e para në dielli mund të rrezikoni të digjeni. Zgjidhni një krem dielli me faktorë SPF mbi 30 dhe lyhuni vazhdimisht me të gjatë ditëve të para.
6.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni.