Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja si mund të bëheni më të zgjuar duke fjetur gjumë

Postuar: 25/09/2018 - 17:44

Çfarë bëni para se të shkoni në shtrat? Epo kjo tregon më shumë për ju. Çfarëdo lloj gjëje që bëni kur shkoni për të fjetur, ndikon te fuqia e trupit tuaj.

Si mund të bëheni më të zgjuar, teksa flini? Epo shihni artikullin e dritare.net dhe zbulojeni.

Aroma ju bën me kujtesë më të fortë.

E dini se, aroma e një byreku, gjelle ju çon direkt në kuzhinë, por gjithashtu mund të forcojë edhe trurin gjatë natës. Studiuesit bënë një studim me aromën e trëndafilit, të cilën e përhapën në dhomën e gjumit dhe fjetën me aromën e tij. Kur shkuan në punë, këta njerëz ishin më produktivë dhe me kujtesë më të lartë.

Studiuesit thonë se,  sistemi i nuhatjes aktivizon kujtimet e para, në hipokampus, duke e bërë trurin më të lehtë për të ruajtur informacionet e reja.

Pini një gotë verë para se të flini. Nuk është aq e dëmshme sa mendoni, por nëse pini vetëm një gotë verë. Sipas studiuesve, kur vera pihet para se të flini gjumë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe ju bën  më produktivë gjatë punës. Vera përmirëson kujtesën, dhe për gratë rekomandohet të pihet 1 gotë në ditë, ndërsa për meshkujt 2.

Mos hani natën vonë. Sipas një studimi, të sjellë për ju nga dritare.net rezulton se, për njerëzit që ushqehen shumë vonë, produktiviteti nuk do të jetë aq i lartë, sa mendohet dhe duhet. Dritare.net ju këshillon të ushqeheni më herët dhe të flini me barkun plot.

Mësoni para se të shkoni në shtrat.

Doni t’i mbani mend gjërat që keni mësuar gjatë ditës, epo dritare.net ju këshillon t’i përsërisni edhe  njëherë para se të flini. Kjo do të bëjë që të keni memorie më të gjatë dhe t’i mbani mend të gjitha, ato që keni studiuar.

Ëndërro

Nëse një prezantim, detyrë, ose fjalim, shfaqet në ëndrrat tuaja, jini të lumtur, pasi ju do ta mbani mend edhe më vonë. Ëndërrimi ju përmirëson dhe rifreskon kujtesën.

Dremisni pak, para se të mësoni, studioni, ose përgatiteni

Sipas një studimi, njerëzit që dremisin pak, para një prezantimi, ose kur duan të mësojnë, kanë një kujtesë më produktive dhe të fortë. Studiuesit thonë se,  gjumi funksionon si një pastrues për të pastruar rrëmujën e trurit, në mënyrë që informacioni i ri të mund të mësohet dhe të mbahet mend.

Zgjohuni në kohë

Ju duhet të flini 8-9 orë. Ata që flenë më shumë se 9 orë dhe më pak se 5 orë, kanë një kujtesë të dobët dhe joproduktive.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:04

Dashi-Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Do të jetë një shenjë e fatit ajo që do ju udhëzojë.

Postuar: 18/12/2018 - 23:56

Po, paraqitja ka shumë rëndësi për partnerin dhe kjo nuk ka pikë dyshimi.Madje, sipas një studimi

Postuar: 18/12/2018 - 23:07

 Një pensionist ka kryer aktin përfundimtar të mirësisë kur i bleu vajzës së vogël, që jeton

Postuar: 18/12/2018 - 22:56

Dashi: Nëqoftëse partneri juaj është në shenjën e Dashit ai është i vendosur dhe dëshiron të jetë

Postuar: 18/12/2018 - 22:42

Disa orë në lindje të Moskës, ku lumi Sura takohet me Vollgën, një laborator ish-sovjetik pompo

Postuar: 18/12/2018 - 21:33

Një vajzë 11-vjeçare, e cila kishte në tru një tumor të paoperueshëm, i ka lënë mjekët që po merr

Postuar: 18/12/2018 - 21:19

Ava Max është këngëtarja shqiptare e radhës, e cila po korr suksese ndërkombëtare.  Emri i