Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Lifestyle

Je i dashuruar? Atëherë, zbulo se cilat janë efektet që shkaktohen në mendje dhe në trup

Je i dashuruar? Atëherë, zbulo se cilat janë efektet që

Shën Valentini, festa e të dashuruarve, i dedikohet një ndjenje fisnike, shoqëruar nga sinjale të pagabueshme: flutura në stomak, sytë që shkëlqejnë, mendja e përhumbur, rrahje të shpeshtuara zemre dhe gjithnjë buzëqeshje në fytyrë. Sipas specialistëve, të qenit i dashuruar mund të ndikojë për mirë në mirëqenien psikofizike.

Dashuria të përfshin! Si në nivelin mendor, ashtu edhe në atë fizik. Është çështje kimie.

“Kur jemi të dashuruar, trupi pëson ndryshime të vërteta dhe përballja me to sjell rënie të nivelit psikologjik. Në fazën e parë të dashurisë të gjithë janë të përfshirë nga deliri i madhështisë. Neutransformatorët dhe hormonet shkaktojnë një gjendje magjepsëse, ku gëzimi, energjia dhe dëshira rrisin krijimtarinë dhe zvogëlojnë gjumin. Varësia e të dashuruarve nxit mekanizma psikologjikë dhe biokimikë të ngjashëm me ato të të varurve nga droga”, -shpjegojnë doktorët dhe psikologët.

Por, dashuria simulon dhe kujtesën, rrit vetëvlerësimin. Pasioni i të dashuruarve i bën mirë zemrës. Seksi ndihmon në forcimin e miokardit dhe të sistemit imunitar. Çlirimi i endorfinës dhe serotoninës shkakton një funksion mbrojtës të sistemit kardiovaskular.