BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Lifestyle

Je nën stres dhe nuk arrin të përqendrohesh? Ja cili është shpjegimi i specialistëve që nuk e prisni

Je nën stres dhe nuk arrin të përqendrohesh? Ja cili

Nuk ka njeri që nuk është ndier i stresuar, në periudha të caktuara të jetës. Pesha e përgjegjësisë, afate për të respektuar, angazhime familjare dhe në punë; janë të gjitha elemente që vënë në provë të vështirë mendjen tonë. Për të luftuar stresin ka disa praktika, por njëra është vërtet origjinale; të shkruash një ditar.

Anglezët e quajnë “journaling” dhe tregon për aktivitetin e rregullt, mundësisht të përditshëm, për të hedhur mendimet në letër. Një eksperiencë, kryesisht që lidhet me moshën e adoleshencës, por që nuk ishte menduar se do të shërbente edhe më tej.

Kur je i rritur, të shkruar një ditar mund të jetë një arsye e mirë për të mbajtur larg stresin dhe shqetësimet. Të mbushësh fletët e bardha me fjalët që të turbullojnë kokën shndërrohet edhe në një ushtrim kreativiteti.

Të shkruash një ditar të ndihmon të shpalosësh atë që ndjen vërtet, me sinqeritet, sepse gjendja shpirtërore nuk do t’i nënshtrohet gjykimit të ashpër të të tjerëve dhe mund të rezultojë e vyer për zemrën dhe mendjen.