BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Lifestyle

Jeni kuriozë ta dini? Zbuloni si janë shenjat e horoskopit në shtrat

Jeni kuriozë ta dini? Zbuloni si janë shenjat e horoskopit në

Nëse gjendeni në fillesat e një njohjeje, ju ka rënë në kokë për dikë ose jeni veçse kureshtarë të dini se si janë shenjat e zodiakut në shtrat, jeni në artikullin e duhur. Yjet na njohin më së miri!

Ujori

Kurdoherë i hapur ndaj eksperiencave të reja, një Ujor do t’ju befasojë me etjen për eksperimentim. Përpos aktit fizik, shenja në fjalë do të përpiqet t’ju përmbushë edhe emocionalisht, duke u kujdes fillimisht për paralojën, por jo vetëm.

Virgjëresha

E dashuruar pas perfeksionit dhe detajeve, një Virgjëreshë do të mundohet të jetë gjithçka aty ku duhet, nisur nga një shtrat i ngrohtë, çarçafë të larë dhe muzikë e këndshme në sfond.

Peshorja

E paqtë dhe tepër sensuale, jeta intime e një Peshoreje është shumë e gjallë. Kurdoherë e pushtuar nga ndjesia për t’u dukur bukur, të brendshmet seksi janë kryefjala e çdo akti

Binjakët

Çmenduri, pasion dhe lirshmëri, një Binjak nuk njeh ndrojtje. Kurrsesi nuk e kapërdijnë monotoninë në jetën e tyre, e po kështu edhe në shtrat. Do t’ju surprizojnë dhe kërkojnë që të nëjtën gjë të bëni edhe ju.

Bricjapi

Përgjatë çasteve tuaja intime, lëreni një Bricjap të udhëheqë. Do të dijë si t’ju kënaqë. Është tepër praktik, energjik dhe i etur për të performuar si mos më mirë.

Luani

Dëshira për të dominuar s’mund të mos jetë pjesë e intimitetit të një Luan. I gatshëm për të rrëmbyer vëmendjen me çdo kusht, personi i shenjës në fjalë do të dijë si t’ju ndezë.

Shigjetari

Lëreni të ndihet i lirë, i lirë për t’ju puthur, prekur apo shfrenuar magjinatën. Për Shigjetarin, raporti seksual është një vepër arti, takim i dy trupave e bashkë me ta edhe dy qenieve, ndaj asnjë çast s’do të jetë i zakonshëm.

Gaforrja

Më tepër një nxënëse e mirë sesa një mësuese e rreptë, Gaforrja do t’ia dalë shumë shpejt t’ju përshtatet. Do të ndjekë pas imagjinatat tuajA më të shfrenuara, teksa nuk është çudi të shpërthejë në të qeshura gjatë momenteve të sikletshme.

Dashi

Lider në jetë, lider në shtrat. Tepër i zjarrtë dhe pasionant, jo pak herë edhe agresiv, një Dash kërkon t’ju kënaqë me çdo kusht, për hir të egos së tij. Kështu mos nguroni ta përgëzoni, nëse dëshironi që ia t’ju falë shumë më shumë.

Peshqit

Peshqit zgjedhin t’ua lënë gjithçka në duar partnerëve të tyre. Përgjithëssht ndodh të mos flasin hapur rreth dëshirave, teksa vazhdimisht bindin veten se nuk bëhëe fjalë vetëm për seks, por shumë më shumë. Dashuri!

Demi

Një Dem është tepër i butë në shtrat, jo fort i hapur ndaj eksperimentimeve dhe kundra dominimit të partnerit. Kërkojnë mirëkuptim në rastin e një refuzimi dhe nuk ngurojnë ta bëjnë partnerin/en të ndihet sa më mirë

Akrepi

Sharmit të një akrepi është e vështirë t’i rezistosh. Inteligjentë, misteriozë dhe të paparashikueshëm, personat e kësaj shenje do t’ju falin një jetë seksuale sa të gjallë, aq edhe aventuriere. Seks në makinë, ashensor apo vende publike? Pse jo!