BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Lifestyle

Jeni mërzitur nga dita e zymtë me shi? Këto janë disa ide fantastike për t'ja kaluar këndshëm

Jeni mërzitur nga dita e zymtë me shi? Këto janë disa ide

Sapo bie shi dita fillon bëhet vërtet e mërzitshme. Edhe për të gjithë ata që e pëlqejnë shiun, ditë të tilla i bëjnë thjeshtë të jenë melankolikë dhe joproduktivë.

Meqenëse ditët e dimrit nuk janë të pakta, kështu që duhen gjetur disa mënyra për ta kaluar këto ditë sa më këndshëm, nën shoqërinë e miqve dhe në një mënyrë produktive.

Nëse dita me shi është një ditë pushimi, janë të shumta ato që mund të bëni e të kaloni një kohë të këndshme duke mos ju ndikuar aspak koha.

Por nëse është një ditë jave ku ju jeni të detyruar të zgjoheni e të shkoni në punë, me siguri që dita do të përfundojë thjesht duke u kthyer në shtëpi si një njeri joproduktiv i cili kërkon vetëm të flejë gjumë.

Pikërisht për të evituar këtë ju mund të bëni të gjitha aktivitetet e mëposhtme.

Kaloni kohë me familjen tuaj

Ditët me shi janë ditët më të mira për t’u mbledhur në shtëpi me familjen tuaj. Është e vështirë që në ditët me diell të mblidhen të gjithë herët në shtëpi, kështu që shfrytëzoheni këtë kohë për të kaluar pak kohë e për të biseduar më gjerë me familjarët tuaj.

Lexoni një libër


Leximi është një aktivitet i cili ju shërben shumë. Shpesh herë punët dhe detyrimet e shumta, e bëjnë të pamundur që ne të gjejmë sado pak kohë për të lexuar një libër. Kështu që përfitoni nga ditët e tilla për të bërë të gjitha aktivitetet që nuk keni mundësi t’i bëni në një ditë të zakonshme me diell, ku mund të pini një kafe me miqtë apo të kryeni aktivitetet jashtë shtëpisë suaj.

Eksperimentoni me një gatim të veçantë

Nuk ka asgjë më produktive se sa një pjatë e re në kuzhinën tuaj.  Jo vetëm që do të shijoni gatimin tuaj në një ditë të tillë por do të kënaqni të gjithë familjarët tuaj me një shije të re.

Krijoni kinemanë në shtëpinë tuaj


Bëni një listë me filmat më të fundit apo ato të cilat keni dashur të shihni. Përgatisni disa kokoshka apo “snack-e” të ndryshme dhe uluni përpara ekranit tuaj. Shumë shpejt do të zhyteni në botën e filmit dhe nuk do t’ju bëjë aspak përshtypje e gjithë zymtësia e ditës.