Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Jeni nga ato njerëz që ruani marrëdhënie miqësie me ish-in? Ja çfarë thotë studimi

Postuar: 17/10/2019 - 20:38

Një studim i kryer në universitetin e Oakland-it në Miçigan, thotë se njerëzit që tentojnë të ruajnë marrëdhënie shoqërore me ish partnerët e tyre, kanë një probabilitet të lartë të vuajnë nga çrregullimi psikologjik i psikopatisë.

 Studimi, i kryer nga shkencëtarët në Universitetin Oakland, vëzhgoi tiparet e personalitetit të 861 personave, si dhe historitë e marrëdhënieve të tyre të dashurisë.

Pasi u pyetën në lidhje me partnerët e tyre aktual dhe nëse ishin miq me ish partnerët , atyre i’u dorëzua një pyetësor i cili përcaktonte cilësitë narcistike dhe psikopatike të personalitetit.

Si rezultat i studimit, ata që treguan tipare të errëta të personalitetit, të ngjashme me psikopatët, raportuan se kishin më shumë gjasa të qëndronin në kontakt me ish të dashurit e tyre .

Psikopatët në pamje të jashtme janë njerëz normal, dhe është shumë e vështirë të dallosh çrregullimin e tyre, duke qënë se ata janë manipulator shumë të aftë.

Çrregullimi i psikopatisë është një çrregullim antisocial personaliteti, i manifestuar në sjellje agresive, të çoroditur, kriminale ose amorale pa empati dhe pendim.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se të pasurit përreth ish partnerët e tyre, u  sigurojnë mundësinë psikopatëve, që të kenë akoma akses në burime të caktuara, të mundësuara nga ish partnerët e tyre, të tilla si paraja apo seksi.

Për më tepër, ata gjithashtu nuk e pëlqejnë kur ish-partneri i tyre është duke pasur një lidhje me një person tjetër. Prandaj, ata mendojnë se të jesh miq mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tjera të ish partnerit të tyre në një farë mënyre.

Sipas Dr Mallett, kur një psikopat duket të jetë miqësor ose të ketë një lidhje emocionale, njerëzit nuk duhet të mashtrohen: “Ata janë gjarpërinjtë socialë që rrëshqasin jetën dhe emocionet tuaja”, thotë ajo.Burimi:Theinfo.me

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 20:03

Një baba në Nevada të Shteteve të Bashkuara ka vrarë djalin e tij pasi nuk e përballonte dot faktin se ai ishte homoseksual.

Postuar: 13/11/2019 - 15:45

Ju ndoshta keni tashmë vendet tuaja të preferuara të fshehjes, por a janë ato sa më të sigurta si

Postuar: 13/11/2019 - 15:40

Një i ri u arrestua nga karabinierët në Montecorvino Pugliano, në provincën e Salerno, Itali me a

Postuar: 13/11/2019 - 13:52

Tom dhe Delma Ledbetter, nga Teksasi, ishin njohur nga një shoku i përbashkët kur ishin fare të r

Postuar: 13/11/2019 - 12:45

Kishte rezervuar pushimet familjare në një hotel luksoz me 5 yje në Egjipt, nga fotot që kishin p

Postuar: 13/11/2019 - 12:03

Mediat e huaja së fundmi kanë shkruar për njeriun më të famshëm të drogës, Pablo Escobar, veprime