BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Lifestyle

Jeta e detyruar sedentare në karantinë, truket që duhen zbatuar në shtëpi për të inkurajuar lëvizjen

Jeta e detyruar sedentare në karantinë, truket që duhen zbatuar

Ruajtja e një jetese aktive gjatë karantinës është një sfidë e vërtetë. Në kohën e rregullave kundër infektimit, mundësitë për të qenë aktiv fizikisht duket se janë më të kufizuara dhe për këtë është edhe më e rëndësishme të planifikojmë aktivitetin tonë fizik të përditshëm dhe të zvogëlojmë kohën që kalojmë ulur.

Rekomandimet e tanishme të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) mbi aktivitetin fizik për shëndetin e popullatës së rritur flasin që gjatë javës të kryhen minimumi 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar ose minimumi 75 minuta aktivitet. Më shumë ushtrime të fuqishme për të forcuar grupet kryesore të muskujve 2 ose më shumë herë në javë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa hile që mund të na ndihmojnë të zgjasim muskujt dhe "të kufizojmë dëmin" që do të merret dita ditës. Le t'i shohim ato më poshtë.

Jo ashensori, po shkallët. Një rekomandim që e dinë mirë të gjithë ata që, edhe para emergjencës së koronavirusit, kanë punë zyre dhe një mënyrë jetese të ulur. Këshilla është që mos të hiqni dorë nga tundimi i ashensorit, por të ngjiteni lart e poshtë shkallëve sa më shumë që të jetë e mundur, të fitoni një shëtitje shtesë, por edhe të përfitoni nga shkallët e godinës për të bërë vrap.

Bërja e punëve të shtëpisë duke dëgjuar muzikë. Ndezja e radios gjatë punëve ose vendosja e muzikës tuaj të preferuar në televizor apo nga “YouTube”, krijon humor të mirë, një motor i vërtetë lëvizjeje.

Të luash me fëmijë. Prindërit e dinë këtë: nuk ka palestër më të efektshme sesa t’u shkosh pas fëmijëve. Dhe për këtë arsye këshillohet të shpikni lojëra që kërkojnë përpjekje fizike, ose improvizoni mësime të shkurtra të gjimnastikës që mund të përfshijnë tërë familjen.

Kërcimi nën ritmin e muzikës, është një ndër përfitimet e izolimit shtëpiak, por edhe një ndër avantazhet e pasionuarve pas vallëzimit. E ku ka më mirë sikur kjo gjë të bëhet me partnerin!

Kaloni midis pozicioneve të ulur dhe në këmbë. Asnjë vend këto ditë nuk është më popullor se divani në shtëpi. Prandaj është e rëndësishme të gjesh një hapësirë motorike gjatë qëndrimit ulur. Çohuni në mënyrë periodike, ndoshta çdo gjysmë ore, për të shtrirë këmbët dhe për të bërë një shëtitje në banesën tuaj.

Nëse punoni në kompjuter, ndërpriteni për disa minuta çdo gjysmë ore për të bërë edhe pak lëvizje, ose edhe disa ushtrime të vogla ndihmuese.