Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ju kap ngërçi, sidomos natën? Ja e vërteta që fshihet pas tij që duhet ta dini patjetër

Postuar: 11/09/2018 - 19:22

A e dinit se tek disa persona ngërçi mund të zgjasë më pak se 60 sekonda, por tek disa edhe më shumë se 16 minuta?

Ai shfaqet edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara hormonale, por edhe për shkak të disa sëmundjeve të rënda: Parkinsoni, diabeti, çrregullimi i funksionimit të gjëndrave me tajitje të brendshme.

Ngërçet e natës mund të jenë efekte anësore të përdorimit të disa barnave. Për shembull, diuretikët të cilët i marrin kundër sëmundjeve të zemrës mund të çojnë në shfaqje të ngërçeve të natës, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi me qëllim të uljes së shtypjes së gjakut, prandaj me lëngjet tajiten edhe elektrolitet e dobishme.

Nëse shfaqen ngërçet e natës, në rend të parë, duhet shtuar ngrënia e produkteve, të cilët përmbajnë magnez, kalcium dhe kalium.

Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve, posaçërisht domateve dhe bananeve, por edhe peshkut, susamit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit pa yndyrë.

Kur shfaqen ngërçet në poshtë gjurit, duhet të shtrëngoni këmbën në pozitën ulur, dhe energjikisht me dy duart të tërhiqni pjesën e parë të shputave në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Këmbën mund ta mbështetni dhe ta drejtoni për skajin e krevatit apo për muri për të arritur kundërlëvizjen, ndërkaq në shputa të lakohen gishtat në drejtim të gjurit.

Rekomandohet edhe aktiviteti i përditshëm fizik, por para se të shkoni në gjumë të vozisni biçikletën 10-15 minuta, apo të bëni ushtrime aktive dhe pasive të muskujve të këmbës që të angazhohet dhe të lëkundet muskulatura. Ushtrimet duhet të bëhen rregullisht, por me kujdes. Mundimet e tepërta mund të kenë efekt të kundërt. Muskujt e këmbës mund t’i lirojë edhe masazhi i lehtë. Nuk duhet harruar që gjatë ditës duhet të pihen rreth dy litra lëngje, sepse ajo sasi tajitet fiziologjikisht nga organizmi.

Nëse ngërçet e natës bëhen intensive, domosdo duhet të bëhet hulumtim i hollësishëm dhe analiza laboratorike, të cilat do të përcaktojnë përmbajtjen e elektroliteve. Personat të cilët kanë probleme me ngërçet do të duhet që çdo 30 minuta të bëjnë një pauzë, të shëtisin, të shtrihen dhe në atë mënyrë i aktivizojnë muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 21:50

Ju asnjëherë nuk mund ta parashikoni nëse një martesë do të dështojë.Por fotografët e dasmave nuk mendojnë kështu.Këtu janë disa shenja paralajmëruese që ata kanë vënë në dukje pasi kanë fotografuar shumë çifte në das

Postuar: 25/09/2018 - 21:40

Një aristokrat multi-milioner, i cili njoftoi publikisht se kërkonte një grua të re për t’u

Postuar: 25/09/2018 - 21:29

 U arratis me zarfet e dasmës me para dhe braktisi nusen gjatë banketit martesor.

Postuar: 25/09/2018 - 20:41

Paga mesatare e një kamarieri në një restorant të qytetit të Nju Jorkut është 23.34 dollarë në or

Postuar: 25/09/2018 - 20:17

Një 47-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes të “The Sun” për ta këshilluar në lid

Postuar: 25/09/2018 - 20:02

Disa shenja i tremben aq shumë një lidhjeje të qëndrueshme dhe angazhimeve në çift saqë janë të g

Postuar: 25/09/2018 - 19:44

 Një fotografi e një vajze dhe një djali ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.