BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Lifestyle

Ka një arsye shumë të fortë përse njerëzit tmerrohen nga këto imazhe!

Ka një arsye shumë të fortë përse njerëzit

Një listë e gjatë dhe e çuditshme ekziston në lidhje me fobitë, duke përfshirë dhe atë që quhet tripofobia.

Tripofobia është ndryshe frika nga vrimat. Ajo përshkruhet si një gjendje që nxit reagime të forta emocionale kur njerëzit janë para objekteve me shumë vrima, kryesisht sfungjerë apo petulla. Ndonëse për shumicën këto janë imazhe normale, ka një arsye përse shkaktohet ky efekt tek një pjesë e njerëzve. Sipas Arnold J Wilkins, një profesor psikologjie në Universitetin e Essex-it, fobitë ndodhin si pasojë e një eskperience të keqe, për shembull: Kur kafshon një qen apo kur pickon një gjarpër. Por në rastin e tripofobisë nuk ka një rrezik të dukshëm. Por përsëritja e vrimave shkakton parehati për syrin, shqetësim dhe dhimbje koke. Pra truri, për shkak të këtyre shqetësimeve, nuk i përpunon këto imazhe siç do bënte me imazhe standarte.