
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut


Interneti dhe koha e informacioneve në të cilën po jetojmë ka krijuar disa mundësi emocionuese. Sot, ne kemi qasje në informacione, teknologji dhe burime si kurrë më parë.
Ne jetojmë në një kohë të lidhur ku është e lehtë të komunikojmë dhe të bashkëveprojmë me konsumatorët potencialë dhe me partnerët e mundshëm të biznesit. Përderisa e gjitha kjo ka qenë e mirë për biznes, gjithashtu ka krijuar sfida.
Me këtë qasje kanë ardhur shumë njerëz të cilët do të shpenzojnë kohën tuaj nëse e lejoni. Si ndërmarrës të zënë ,koha jonë është njëri prej burimeve më të vlefshëm. Ne nuk mund t’a humbasim në gjërat e parëndësishme. Ne nuk mund të lejojmë që dikush tjetër t’a kontrollojë orarin tonë. Është gjë e zgjuar të shikoni shenjat paralajmëruese se dikush do të humbasë kohën tuaj.
Ata udhëheqin me atë që dëshirojnë
Ju keni të paktën disa mesazhe nga njerëzit në media sociale ose përmes emailit të cilët udhëheqin me një kërkesë. Ata dëshirojnë të flasin për biznesin e tyre. Ata dëshirojnë që ju të bleni nga ata, edhe pse nuk dini asgjë për atë që ofrojnë. Ata kërkojnë diçka që ju shisni por e duan falas.
Kur bashkëveprimi i parë i dikujt me ju është për ata dhe për diçka që ata duan, ikni sa më shpejtë që mundeni. Kjo është një shenjë se e tërë marrëdhënia juaj do të bazohet në atë ndërmarrës të vetë-përqendruar. Edhe nëse do të bënit diçka për të, nuk do të ishte e mjaftueshme. Marrëdhëniet e fuqishme të biznesit formohen kur ka vlerë të shtuar së pari.
Ata ju thonë se dëshirojnë të ju punësojnë “pas disa muajsh”
Ky lloj i bashkëveprimit është i dizajnuar të ju bëjë të mendoni se personi do të jetë një konsumator i ardhshëm. Ata udhëheqin me një deklaratë duke thënë se dëshirojnë të ju punësojnë muaj nga tani por kanë nevojë për informacione ose këshilla së pari.
Ky lloj i ndërmarrësit me siguri ka bërë të njëjtën gjë me shumë tjerë para jush. Nëse ata nuk kanë financat për të ju punësuar tani, thoni se ju mund të keni një bisedë dhe t’iu përgjigjeni disa pyetjeve kur të jenë të gatshëm për të blerë. Mos u mashtroni në një situatë kur koha juaj e vlefshme shpenzohet nga dikush i cili premton biznes në të ardhmen.
Ata provojnë të shesin, të shkëmbejnë ose të kërkojnë për bashkëpunim para se të njihni njëri-tjetrin
Kjo shkon së bashku me shenjën e parë paralajmëruese. Një i panjohur ose dikush të cilin nuk e njihni ju afrohet që të marrë kohën dhe njohuritë tuaja pa para. Ata ofrojnë të shkëmbejnë, të shesin ose të bashkëpunojnë para se t’i njihni, t’i pëlqeni ose t’iu besoni atyre. Ajo që ata ofrojnë mund të mos jetë e vlefshme për ju. Në çdo lloj situate të tillë, ju duhet të përdorni gjykimin tuaj më të mirë. Këto oferta nuk kanë kuptim pasi të arrini një nivel të caktuar në rrugëtimin tuaj të ndërmarrësisë.
Ata provojnë të marrin këshilla për të cilat klientët tuaj paguajnë
Kjo është shumë e zakonshme sot. Ju pranoni mesazhe në media sociale, emaile, madje edhe thirrje nga njerëzit të cilët dëshirojnë këshilla për të cilat klientët tuaj paguajnë. Ata mund të ju kërkojnë me mirësi, por ata dëshirojnë qasje në gjërat e mira vetëm sepse jeni të lidhur.
Këto lloj kërkesash rrallë dërgojnë në biznese të reja ose biznese të duhura. Klientët tuaj ju paguajnë për një arsye. Mos lejoni që të tjerët të humbasin kohën tuaj. Lidhja nuk do të thotë qasje e pakufizuar tek ju. Askush nuk duhet të ketë këtë qasje përveç njerëzve në jetë të cilët i doni.
Të gjithë ne kemi vetëm një jetë për t’a jetuar. Çdo ndërmarrës ka 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Si kaloni ju atë kohë ndikon në çdo zonë të jetës tuaj. Është e lehtë të humbisni kohë kur mendoni se diçka mund të dërgojë në biznes të ardhshëm. Nëse dikush është i gatshëm të blejë nga ju, ata nuk do të humbasin kohën tuaj. Ata tashmë do të kenë një vendim të bazuar në faktorë tjerë. Trajtoni kohën tuaj me vlerë dhe rëndësi të cilat i meriton.
Më të lexuarat


Meri Shehu bën renditjen e shenjave të horoskopit për muajin qershor

Jo, nuk është uji! Cila pije është më e mirë për hidratim?

Pasione, xhelozi dhe martesa, Meri Shehu parashikon se çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit gjatë muajit Qershor

A është mirë të qëndroni miq me ish-in tuaj?

Shenja që do shohë "diell" dhe ajo që do të "zhytet", astrologu zbulon 2 ekstremet e Horoskopit për muajin qershor

Vendet që bëni mirë të mos i vizitoni kurrë! Mund të rrëmbeheni lehtësisht ose të bini pre e krimeve të ndryshme

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Gabimi që bëni kur pini kafen në zyrë

Këshilla si të mund të flemë rehat gjatë shtatzanisë

Të shtunën vjen hëna e plotë rozë, për këto 4 shenja sjell kaos të paparë në jetën e tyre
