BREAKING NEWS

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush është i riu shqiptar që ndihmon personat me koronavirus, zyrtari i lartë i bën premtimin e madh: Ti je njëri prej nesh

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush
x

Lifestyle

Keni kohë në çift? Zbuloni gjimnastikën sentimentale për të mbajtur ndezur pasionin

Keni kohë në çift? Zbuloni gjimnastikën sentimentale

Është dashuri e re, apo qoftë edhe në një çift të martuar prej vitesh, nuk ka rëndësi, marrëdhëniet sentimentale synojnë të zbehen me kalimin e kohës. Kjo ndodh sepse dembelosesh dhe humbet dëshira për t’u angazhuar për të bërë gjërat të funksionojnë.

Edhe dashuria kërkon ushtrimet e veta për të ndihmuar në tonifikimin e anës romantike. Një seksologe italiane ka folur për të mbajtur ndezur zjarrin e dashurisë përmes gjimnastikës sentimentale.

Çfarë e bën një çift solid? Çfarë duhet bërë që mos të shuhet pasioni? Seksologia Roberta Rossi tha se dashuria duhet parë si një tortë, duhen shumë përbërës për të bërë që dashuria të marrë formë. Nevojitet ndjenja, respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin.

Kohëzgjatja e lidhjes ka rëndësi, por nuk duhet anashkaluar mirëqenia e çiftit. Ja përse nevojiten ushtrime për të stërvitur ndjenjat dhe aftësinë për të dashuruar.

“Është e rëndësishme mos të humbësh dëshirën për të folur. Në një çift duhet komunikuar gjithnjë për ndjenjat dhe t’i bësh që të ndihen, të hapesh me partnerin dhe ta dëgjosh, duke mundësuar për të kuptuar se çfarë ndodh me të dhe për mos të humbur kontaktin”.