BREAKING NEWS

Pse palët nuk po arrijnë në marrëveshje, kush po kërkon më tepër? Rudina Xhunga zbërthen prapaskenat: Kurrë mos paçim reformë zgjedhore, nëse kurbani është...

Pse palët nuk po arrijnë në marrëveshje, kush po kërkon
x

Lifestyle

Kërkon mund dhe durim, por është unike dhe ‘më e vlefshme se ari’, 250 euro grami: Erëza më e shtrenjtë në botë, gjendet edhe në Kosovë

Kërkon mund dhe durim, por është unike dhe ‘më e

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë 250 grami, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është ‘më e vlefshme se ari’

Kjo bimë është unike, duke kombinuar shijen fantastike dhe përfitime të mëdha shëndetësore. Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje.

Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë. Lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.

Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.