Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këshillat ideale se si të zgjidhni një antidjersë të mirë

Postuar: 19/11/2018 - 09:45

Ndonjëherë është e vështirë të gjesh qoftë edhe një antidjersë të mirë në morinë e produkteve që sot na ofrohen në raftet e dyqaneve. Ndaj po ju bëjmë një guidë, me ndihmën e të cilës të mund të zgjidhni antidjersën më të mirë dhe të padëmshme për lëkurën tuaj.

Deodorant apo antiperspirant

Dallimi mes këtyre produkteve qëndron në punën që bëjnë. Një deodorant eliminon bakteret që shkaktojnë erën e pakëndshme të djersës ndërsa një antiperspirant bllokon gjëndrat e djersës.

Pse deodorant

Nëse nuk djersini shumë atëherë ju këshillojmë të përdorni deodorant për të shmangur aromën e pakëndshme

Pse antirespirant

Për të ndaluar çlirimin e djersës. Zakonisht antirespirantët vijnë në formë “roll- on”dhe lënë njolla në rroba.

Efektet

Që të dy kanë efektet e tyre të dëmshme. E vetmja gjë që ju mund të bëni është të lexoni përbërësit dhe të zgjidhni një produkt që nuk ka përqindje plumbi apo alkooli.

Marka

Përpiquni të mos tërhiqeni nga marka apo aroma. Kjo e fundit si në rastin e parfumeve rri mirë në lëkura specifike.

Aroma

Nëse një parfum uniseks mund të përdoret si nga meshkujt dhe nga femrat me një deodorant nuk duhet të ndodhë e njëjta gjë. Niveli dhe karakteri i faunës bakteriale nuk është i njëtë për të dyja gjinitë.

Ndërrojeni

Vjen një moment në të cilin pas përdorimit për një kohë të gjatë bakteret fitojnë imunitet kundrejt deodorantit. Kur të vini re se ky i fundit nuk po ju bën më punë ka ardhur koha ta ndërroni.

Këshillohuni

Dematologu mund t’ju përcaktojë tamam atë që ju duhet. Ndaj mos hezitoni të lini një takim me të.

Bëjeni vetë

Një antidjersë mund ta bëni edhe vetë, mjafton të gjeni një recetë që ju përshtatet dhe ta provoni.

Provoni

Pa provuar nuk do të arrini dot të përcaktoni të duhurin. Kështu që provoni deri sa të gjeni rehat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 21:07

Një vogëlushi 5-vjeçar i kishin mbetur vetëm kockat pas keqtrajtimeve nga njerka e tij.Nëna e 7 fëmijëve, Tammi Bleimeyer është dënuar me 28 vite burg pasi u gjet fajtore për keqtrajtimin e djalit të vogël,

Postuar: 13/12/2018 - 20:44

Gënjeshtarët i nxjerr zbuluar gjuha e trupit!

Postuar: 13/12/2018 - 20:34

Në disa vende të tradhëtosh parterin është e paligjshme.
 

Postuar: 13/12/2018 - 20:27

Ndodh shpesh që të gabojmë në rrjetet sociale dhe mesazhet e destinuara për personin tonë &ldqu

Postuar: 13/12/2018 - 20:02

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë një parashikim të shenjave të horoskopit ditën e

Postuar: 13/12/2018 - 19:47

Çdo e treta femër nuk e pastron rregullisht grimin para gjumit.

Postuar: 13/12/2018 - 19:17

Astrologët japin parashikime të ndryshme për shenjat e horoskopit.Çdo shenjë e horoskopit ka ka