BREAKING NEWS

Shkatërrohet rrjeti i rrezikshëm në Rinas, arrestohet 21-vjeçari/ E frikshme skema manipuluese që përdornin

Shkatërrohet rrjeti i rrezikshëm në Rinas, arrestohet
x

Lifestyle

Këto gjëra nuk i keni ditur rreth masturbimit tek femrat

Këto gjëra nuk i keni ditur rreth masturbimit tek femrat

Fillimisht, femrat nuk janë të ndara në vajza të mira dhe të këqija, mirëpo ato që nga pjesa dërrmuese e shoqërisë që cilësohen si “më të mira”, edhe ato masturbojnë…

Po pra, njësoj sikur meshkujt të gjitha femrat masturbojnë.

Ndjehen më të lumtura

Shkenca thotë se masturbimi e rrit qarkullimin e gjakut në trup dhe liron kimikale të trurit që ju bëjnë të ndjeheni mirë, edhe nëse nuk përjetoni hiç orgazëm.

Zvogëlon përqindjen e shtatzënisë së adoleshentëve

Askush nuk flet për masturbimin si pjesë e seksit, mirëpo nëse femrat e reja do ta kuptonin se masturbimi sjell ndjenja të njëjta si seksit, atëherë do të kalonin më shumë kohë me veten dhe nuk do të bënin gabime për të cilat pendohen më vonë.

Zvogëlon stresin

Masturbimi te femrat i heq të gjitha brengat dhe është më i lirë se një masazh apo pedikyr.

Masturbimi i lehtëson problemet seksuale pas menopauzës

Pas menopauzës vagjina mund të ngushtohet, duke e bërë seksin më të dhimbshëm. Mirëpo, masturbimi mund ta parandaloj këtë, e gjithashtu të përmirësoj qarkullimin e gjakut, të ndreq problemet e lagështisë brenda vagjinës dhe të rrit dëshirën seksuale.

Përfitimet tjera të masturbimit

Masturbimi ju ndihmon të flini më mirë, të hiqni qafe dhimbjet e kokës, të përmirësoni sistemin e imunitetit, të parandaloni diabetin, ndihmon të vlerësoni më shumë trupin dhe ju sjell vetëbesim seksual.