BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Lifestyle

Këto janë femrat më të dëshiruara të vitit 2019

Këto janë femrat më të dëshiruara të vitit 2019

 Sipas një sondazhi të “Anima Select” këto janë femrat më të dëshiruar për 2019.

Image

Adriana Lima

Shijet ndryshojnë dhe ajo që dje konsiderohej tërheqëse humbet rëndësinë në krahasim me karakteristikat e tjera. Sipas një studimi të organizatës ‘Anima Select’, e kryer në një mostër prej 1600 burrash në moshën 24 dhe 55 vjeç, ka kaluar koha kur lartësia dhe hollësia mbretëronin si modele referimi te një grua. Mashkulli, në vitin 2019, përqendrohet në një feminitet me një trup harmonik, por, më e rëndësishmja, kërkon personalitet dhe jo thjesht fizikun. Në renditjen e grave ideale, të hartuara sipas këtij studimi, në radhë të parë është modelja dhe ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Adriana Lima. Sipas hulumtimit, Lima është emblema e një gruaje të fortë dhe simpatike, e sigurt për veten dhe joshëse. “Ajo fsheh një anë të ëmbël dhe preferon përballje të qeta, ku të gjithë mund të shprehin me qetësi mendimin e tyre. Më shumë se ta ketë diçka, ajo preferon ta dëshirojë atë”, shpjegojnë psikologët e Anima Select’.

Image

Dakota Johnson

Dakota Johnson, hyri në imagjinatën kolektive për rolin e Anastasia Steele në “50 hijet e Greit”, duke përfaqësuar një grua shumë femërore, por në të njëjtën kohë me instinkt amësor, me një karakter të ëmbël dhe vendimtar, që do të kujdeset për dashurinë e saj dhe për njerëzit e dashur.

Image

Kate Upton

Aktorja Kate Upton u pëlqen si adoleshentëve, ashtu edhe të rriturve. Sensuale dhe femërore, ajo ka një karakter shumë të fortë dhe vendimtar. Femrave si ajo u pëlqen që të katalizojnë vëmendjen e burrit te vetja.

Image

Eliza Taylor

Eliza Taylor është 28 vjeç dhe është e njohur për rolin e saj si Janae Timmins në serialin “Fqinjët”. Ajo pëlqen të jetë një grua që e përkëdhel partnerin e saj, por në të njëjtën kohë do që gjërat të jenë reciproke: “Ajo është një grua shumë konkrete dhe e vendosur që nuk i pëlqen të ëndërrojë, ajo preferon të veprojë. Pritjet e gjata e dekurajojnë”, shton krijuesi i ‘Anima Select’, Giuseppe Gambardella.

Image

Emma Watson

Emma Watson mishëron llojin e gruas si “Audrey Hepburn”, një grua që pëlqen të zërë rolin e pushtetit dhe të jetë në qendër të të gjitha llojeve të vendimeve dhe prandaj shpesh është në konflikt me gratë e tjera. Ajo preferon një dialog të gjallë në të cilin të përballet edhe me mendime kontradiktore.

Image

Taylor Hill

Vendi i gjashtë për modelen amerikane, Taylor Hill, që mishëron tipologjinë emocionale të një gruaje që e do shumë vëmendjen ndaj detajeve. Ajo është shumë e saktë dhe proaktive dhe gjithmonë është e gatshme për të ndihmuar, një virtyt që e bën atë të jetë një nënë e shkëlqyer, përveç të qenit e bukur me ose pa make-up.

Image

Amanda Cerny

27-vjeçarja Amanda Cerny, ish-lepurushja e Playboy është simpatike dhe misterioze dhe shkon mirë me gratë. Megjithatë, ajo shpesh hyn në konflikt me burrat. “Ajo do gjithçka dhe menjëherë. Në çift është tërheqëse, por gjithmonë ëndërron një partner që të kujdeset për të”, thonë analistët e ‘Anima Select’.

Image

Manuela Arcuri

Dhe në këtë sondazh të më bukurave në botë nuk mund të mungonte një italiane: Manuela Arcuri, – e fortë dhe e vendosur, – mishëron llojin emocional të gruas që do gjithmonë të jetë në krye dhe të ketë rol udhëheqës. Karakteri i saj i ashpër shpesh e bën atë të konkurrojë me burra, por ajo lidhet me partnerë që i japin siguri dhe stabilitet.