BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Këto janë fobitë më të shpeshta që kanë njerëzit, ju nga se keni frikë?

Këto janë fobitë më të shpeshta që kanë

Disa janë të njohura, si psh: frika nga fluturimi apo nga merimangat. Disa të tjera janë më të rralla, por gjithsesi të përhapura sa nuk mund ta imagjinoni.Në çdo rast, fobitë provokojnë siklet dhe ankth që vështirë se mund të kontrollohet tek shumë njerëz.

Nuk keni pse të turpëroheni: më mirë t’i njihni dhe të merrni masat, minimumi duke i qëndruar larg asaj çfarë ju terrorizon.
Kanë një emër shkencor, madje të komplikuar (shpesh derivon nga greqishtja e lashtë), e cila tregon objektin e neverisë.
 
Ja cilat janë më të përhapurat dhe disa që hasen më rrallë dhe na bëjnë kurioz.
 
Frika nga fluturimi – Quhet ‘aerofobia’ dhe është terrori i pakontrollueshëm ndaj udhëtimit me avion.
 
Është më e përhapur nga sa mendohet: sipas një sondazhi të realizuar nga Eurodap (Shoqata europiane për shqetësimet nga sulmet e panikut) në Itali vuajnë nga kjo fobi 6 vetë në 10.
 
Ata që vuajnë nga kjo, kanë frikë të gjenden në boshllëk, mendojnë mundësitë e problemeve mekanike të avionit si dhe turbulencat.
 
Për të luftuar me këtë fobi është e udhës terapia psikologjike mbi sjelljen dhe kurset e organizuara nga kompanitë ajrore.
 
Mjekër frikësuese – Quhet ‘pogonofobia’ dhe tregon frikën ndaj fytyrës mashkullore që rrethohet nga mjekra e parruar.
 
Në përgjithësi, frikësohen se mos personi është i egër apo ka qëllime të këqia, por mund të jetë edhe nga frika se ka pak higjenë dhe pastërti nga meshkujt që mbajnë mjekër.
 
Me gjithë dashurinë për qimet e bardha dhe mençurinë proverbiale të Babagjyshit të Vitit të Ri.
 
Shiringa të frikshme – Belonefobia është një tjetër frikë e përhapur, që ka të bëjë me objektet me majë të mprehtë ose prerëse.
 
Quhet ndryshe ‘aichmofobia’ dhe mund të jetë një problem edhe kur merr një analizë të thjeshtë gjaku. Zakonisht, arrijnë ta kontrollojnë, por mund të shkaktojë krizë ankthi dhe panik. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë gjenetike, sepse ka tendenca të manifestohet më shpesh mes personave të së njëjtës familje.
 
Merimanga, çfarë tmerri! – Aracnofobia është shumë e njohur. Mund të paraqitet me nivele të ndryshme intensiteti. Nga një frikë e thjeshtë deri në terror të pakontrollueshëm dhe të shkaktojë sulme të vërteta paniku.
 
Në disa raste, mjafton edhe një foto e thjesht e një merimange për të shkaktuar terror.
 
Frika…nga frika – Quhet ‘panofobia’ dhe është tmerri që ndjen dikush nga fakti se mund të frikësohet.
 
Bëhet fjalë për një situatë patologjike në të cilën është ndjesia e kërcënimit të vazhdueshëm nga një e keqe e panjohur.
 
Shpesh cilësohet si një gjendje e lidhur me skizofreninë.
 
Do doja botën bardh e zi – Kështu e mendon, ai që vuan nga ‘kromatofobia’, apo e thënë ndryshe ‘frika nga ngjyrat’. Zakonisht lind si një mekanizëm mbrojtës pas një ngjarjeje traumatike që personi ia mbesh një ngjyre në veçanti, por mund të ndodhë edhe me të gjitha ngjyrat.
 
Kllounë, nuk më bëni për të qeshur! – Zakonisht hunda e tyre e kuqe, goja gjigande dhe fytyra e bardhë shkaktojnë të qeshura. Por, kush vuan nga ‘coulrofobia’, dridhet nga frika.
 
Kjo lloj fobie i ka rrënjët fikse, të lidhura me mënyrën në të cilën truri percepton mimikat dhe fytyrat.
 
Ndryshimet e shpeshta të fytyrës së kllounëve e bëjnë të vështirë çkodifikimin e shprehisë dhe kjo bën të duken kërcënues.
 
Frika nga përbindëshat! – Nuk i përket vetëm fëmijëve: Frika nga përbindëshat dhe fantazmat godet edhe të rriturit. Quhet, me terma angleze ‘bogyphobia’ dhe pak rëndësi ka nëse e dimë se formohet në baza irracionale.
 
Mjerë kush më prek! – Mund të duket një sjellje arogante dhe mëndjemadhësie, por kush vuan nga ‘afefobia’ është i terrorizuar nga kontakti fizik me të tjerët. Frika nga prekjet dhe nevoja ekstreme për të mbrojtur trupin dhe hapësirën personale mund të jetë shkaktuar nga një sulm ose abuzim seksual.
 
Shtëpiake të dëshpëruara – Quhet ‘misofobia’ ose ‘rupofobia’ dhe është frika e vazhdueshme nga bakteret dhe mikrobet. Kush vuan nga kjo, lahet vazhdimisht, ndonjëherë deri në dëmtim të lëkurës.