BREAKING NEWS

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas merr vendimin ekstrem (Detajet e rënda)

Ngjarje tragjike/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe
x

Lifestyle

Kini parasysh që t'i zbatoni! Njihuni me pesë aktivitetet që iu zgjasin jetën

Kini parasysh që t'i zbatoni! Njihuni me pesë aktivitetet që

Të gjithë njerëzit duan ta jetojnë një jetë të gjatë, të lumtur e të shëndetshme.

Por, një qëllim i tillë mund të arrihet vetëm nëse gjatë viteve të rinisë dhe moshës së mesme kujdeseni për shëndetin tuaj. Më poshtë janë të listuara disa nga shprehitë të cilat ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të gjatë:

Bëni seks

Hulumtimet zbulojnë se seksi i rregullt në vitet e vonshme është fantastik për shëndetin kardiovaskular të grave.

Bëhuni të shoqërueshëm

Studimet e ndryshme me mbi 3 milionë njerëz kanë zbuluar se vetmia është po aq e rrezikshme sa obeziteti për shëndetin tonë. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që t’i mbani lidhjet e forta me miqtë dhe familjen.

OptimizmiGratë të cilat kanë pikëpamje optimiste janë më pak të prira të bien pre e vdekjes së parakohshme.

Ushtrimet e rregullta

Ushtrimet e rregullta ju ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm. Ato janë të mira për shëndetin kardiovaskular, si dhe për shëndetin e trurit.

Kafja

Çaji mund të ndërlidhet me shumë përfitime shëndetësore, por kafja e sjell përfitimin e jetëgjatësisë. Hulumtimet e Harvardit sugjerojnë se tri deri në pesë kafe në ditë e përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe e zgjasin jetëgjatësinë.